
Marselo Arani, i shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për autoritetet. 32 vjeçari ishte në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij.
Bëhet fjalë për 12 automjete, 1 motor, 1 apartament dhe një biznes me fushë veprimtarie “Tregti automjetesh dhe dhënie mjetesh me qira” në Elbasan.
Sipas Prokurorisë, nga hetimet rezultuan transaksione të shumta financiare që kishin lidhje me prostitucionin dhe u dokumentua se këto të ardhura të paligjshme pastroheshin në mënyrë të sofistikuar për t'u dukur ligjore përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet ish-ortaku i tij dhe roja i karburantit! Në kërkim dy autorët! FOTO nga momenti i vrasjes (EMRAT)











