ELBASAN - Një konflikt për çështjet e biznesit duket se u bë shkak për eliminimin fizik të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, sapo hyri në makinën e tij tip “Range Rover” shumë pranë karburanit të tij në Elbasan, mbrëmjen e së dielës. Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak në biznes me viktimën, u arrestua, në akuzë për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ra edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja.
Pa u bërë 48 orë, Policia e Elbasanit mundi të sigurojë prova për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa në kërkim shpalli 2 të tjerë, mes të cilëve ekzekutori dhe ndihmësi që e largoi me makinën e zezë tip “Audi”, që e dogjën 15 kilometra më tutje në fshatin Mirakë, Marselo Arani, 32-vjeç, dhe Armando Kola, 35-vjeç.
Zyrtarisht, blutë e Elbasanit thonë se makina e krimit është në pronësi të ish-ortakut Xhino Ago, të cilën ia ka dhënë hua për ta përdorur i shpalluri në kërkim Marselo Arani. 32-vjeçari Arani gjatë kohës së krimit ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale. Ai rezulton i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, ndërkohë që në qershor të këtij viti, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri, 12 makina, 1 motor, 1 apartament dhe një biznes të dhënies me qira të makinave.
Viktima Mondi Mëhalla rezulton që në mars 2023 t’i ketë shitur të dyshuarit për vrasje, Xhino Ago, kompaninë e tij të dhënies me qira të makinave dhe shërbimeve taksi, “Albania Car Agency”. Report Tv ka siguruar kontratën e shitjes para noterit, e cila mban firmat e të dyve, kompani e cila vijon të jetë me status aktiv në biznes në emër të Agos. Ndërkohë, më 24 prill 2025, referuar dokumenteve të QKB-së, Mondi Mëhalla rezulton të ketë themeluar zyrtarisht “El Taxi shpk”, me të njëjtin aktivitet të dhënies me qira dhe shërbim taksi. Mirëpo, të njëjtin biznes, me po të njëjtin emër, nëpër rrjetet sociale rezulton ta ketë reklamuar kompaninë më herët vetë Xhino Ago, edhe pse zyrtarisht nuk ishte më ortak me Mëhallën.
Referuar faqes “El Taxi” në Instagram, postimet e para me këtë emër u bën që në gusht-shtator 2024, ndërsa postimi i fundit në profilin personal në Facebook të Agos është bërë në mars 2025, vetëm 1 muaj para se kompania të regjistrohej zyrtarisht në QKB. Nëse Mëhalla dhe Ago janë ‘de facto’ ende ortakë në bizneset e tyre dhe të ndarë vetëm ligjërisht kjo mbetet për t’u verifikuar nga grupi hetimor.
Referuar dokumentit të QKB-së për kompaninë “Albania Car Agency”, në pronësi të Agos, në seksionin e deklarimeve vullnetare shkruhet emri tregtar “Xhaxhi OIL & Rental CAR”, që provon edhe marrëdhënien e biznesit midis tyre.
Ngjarja e rëndë e ekzekutimit të Mëhallës me dy plumba në kokë dhe një në trup, u regjistrua mbrëmjen e së dielës kur sapo doli nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Report Tv ka siguruar një foto nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan më 30 nëntor.
Biznesmeni 43-vjeçar u ekzekutua me 2 plumba në kokë në karburantin e tij "Xhaxhi Oil" sapo u fut në makinën tip "Range Rover".
Siç duket edhe në foto, autori i është afruar fare pranë makinës së biznesmenit dhe ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë.
Atentatori ka shtënë disa herë drejt Mondi Mëhallës, por 2 kanë qenë plumbat që i kanë marrë jetën në vend 43-vjeçarit.

Report Tv ka siguruar foton e Marselo Aranit 32 vjeç, i dyshuar si një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, i ekzekutuar 2 ditë më parë në Elbasan.
32 vjeçari ishte në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij.
Sipas Prokurorisë, nga hetimet rezultuan transaksione të shumta financiare që kishin lidhje me prostitucionin dhe u dokumentua se këto të ardhura të paligjshme pastroheshin në mënyrë të sofistikuar për t'u dukur ligjore përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Report TV ka siguruar foton e Xhino Agos, ish-ortak i Mondi Mëhallës, i cili u vu në pranga si bashkëpunëtor në vrasje. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas policisë së Elbasanit, autorët kanë përdorur një automjet që ishte në pronësi të Agos.
Ago dhe Mëhalla ishin ortakë. Mëhalla rezulton që në mars 2023 t’i ketë shitur të dyshuarit për vrasje, Xhino Ago, kompaninë e tij të dhënies me qira të makinave dhe shërbimeve taksi, “Albania Car Agency”.

Marselo Arani, i shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për autoritetet. 32 vjeçari ishte në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij.
Bëhet fjalë për 12 automjete, 1 motor, 1 apartament dhe një biznes me fushë veprimtarie “Tregti automjetesh dhe dhënie mjetesh me qira” në Elbasan.
Sipas Prokurorisë, nga hetimet rezultuan transaksione të shumta financiare që kishin lidhje me prostitucionin dhe u dokumentua se këto të ardhura të paligjshme pastroheshin në mënyrë të sofistikuar për t'u dukur ligjore përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Bëhet fjalë për Marselo Arani, 32-vjeç, dhe Armando Kola. Në pranga është vënë ish-ortaku i tij, Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor, dhe Kujtim Pisha, roja i karburantit të "Xhaxhi Oil" ku ndodhi ngjarja. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi. Njëri nga autorët, Marselo Arani ishte në arrest shtëpie për pastrim parash.
Policia thotë se nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.
Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.
Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.
Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).
Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.
Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.
Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.
Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:
Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente












Policia e korruptume kok e kemb po mundohen te devijojn pisten e vertete kan mar thesat me lek uljan shpataraku me ilir proden dy me bastardat e kombit tone Ska lidhje as ish ortaku as roja karburantit vrasja esht kryer nga djali nje kurve qe e ka pas mamane qe kur ka lindur kurv Kan kap maman duke u shkerdhyer cepave dhe skan ber gje tani u ben me seder karakter 40 vjec karakter seder lind nuk behesh rruges ordineri pabesi po ordiner pabes ngel vllain ja kan degjeneru vet kokrrat e kurves
PërgjigjuNa e thuaj dhe neve