Vrasja e motrave Metani, zbardhet biseda e fundit në telefon e Përparim Ademit një ditë para masakrimit të tyre: Nuk iu shqetësoj më, më falni

Një video është publikuar i një komunikimi mes motrave Metani  dhe Përparim Ademinit. Video Call është kryer një  ditë para masakrës së motrave, ku Ademi  u kërkonte falje se nuk do t'i shqetësonte më.

Një ditë para se të shkonte me armë në banesën e tyre, ai i ka telefonuar në celular dhe i ka kërkuar që motrat Zhaneta dhe Kristina ta falnin, por nuk sqarohet qartë për çfarë bëhet fjalë.

Një nga motrat Metani: Këtu duket sinqeriteti i atij

Ademi: Ju kërkoj falje, nuk kam armë, nuk e shqetësoj më

Një nga motrat Metani: Nuk dua falje, këtu duket sinqeriteti

Por edhe pse duket se në videon e shkurtër ai u kërkon falje, të nesërmen i ka ekzekutuar ato në banesën e tyre në zonën e Astirit. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. 

Aktualisht, Ademi ndodhet në burg për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve. Pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani,  Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që ka pasur me motrat në Selanik.

Ashtu siç është raportuar më herët, për këtë lidhje me 2 motrat ka qenë në dijeni edhe gruaja e tij, Vjollca Telo. Gruaja në dëshminë e saj ka rrëfyer se ka qenë në dije të lidhjeve jashtëmartesore që Përparim Ademi ka pasur, por ka zgjedhur të heshtë pasi ka dashur që burri i saj të ishte i lumtur, madje ka rrëfyer se dilnin shpesh të katërt, dhe mesa duket kjo foto është shkrepur në një nga këto momente. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg