Vrasja e Nardit të Bujtinave në Shkodër/ Ekzekutori në arrati, kapen tre bashkëpunëtorët (EMRAT)

SHKODËR-Tre persona janë arrestuar për vrasjen e Ferdinand Polisë, të njohur si Nardi i Bujtinave në Theth të mërkurën e kaluar. Të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të autorit, që është ende në arrati. Ata janë dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Report Tv mëson se dy vëllezërit janë të papunë. Ndërkohë që është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vrasjes, K. S. 27-vjeç. Të arrestuarit i kanë siguruar armët dhe e kanë strehuar pas vrasjes autorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Vëllezërit Kleandro dhe Gilbert Toma

Njoftimi i plote nga policia
Vijon puna për dokumentimin e plotë  me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së shtetasit N. P., më datë 20.03.2019.

Finalizohet operacioni “Step By Step”.

Në pranga tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjatë paradites së sotme, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me forcat Operacionale të D.P.P. Shtetit Tiranë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë finalizimi i operacionit “Step By Step” në lidhje me vrasjen e shtetasit N. P., ndodhur më datë 20.03.2019.

Në këtë kuadër u bë ndalimi i shtetasve:

- G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër.

- K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

- A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27  vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për  ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 e 278 të Kodit Penal.

Viktima Nardi i Bujtinave

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 25/03/2019 19:18

    Enveri nuk ka qen i marre qe e ka pas denimin me vdekje. Ai e ka ditur se ca populli me mbajt nen diktat. Ai e ka ditur qe ky pismilet qe vijne nga shpellat duhen mbajtur te lidhur me zinxhir, te punojne dhe me buk that sa me ja mbajt shpirtin gjalle. Ndryshe do benin sic po bejne sot, duke vra e duke grabitur e vjedhur.. sepse kshtu ja dha lirin Sali Berisha...

    Përgjigju
  • Votat: 25/03/2019 18:06

    Duhet votuar per partine qe ka denimin me vdekje brenda programit te vet edhe pse evropa spranon me mire denimi me vdekje sesa hyrja ne evrope me kto kriminela ordinere.Shqiptaret vertete jane pis milet ska then kot turku azise diku esht bazuar.

    Përgjigju
  • Agim: 25/03/2019 15:43

    Nderimet më të mëdhaja policisë së shtetit e në veçanti Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe stafit të sajë. Pas një humbjeje të madhe, këto rrëfime të stafit të policisë shkodër i ngrejnë morali cilitdo qytetar që beson në ligj dhe në drejtësi. Një ngushëllim i madh për familjen dhe bashorten dhe vajzën e tijë. Mirnjohje e rrespekt për punën, dhe sukse të mëtejshme në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Homazhe të dashtunit Nard Polia.

    Përgjigju
  • JUNTA E DREJTESISE HYJNORE: 25/03/2019 15:35

    NE KETE VEND KANIBALESH DUHET QE SHTETI TE EKZEKUTOJE TE GJITHE PERSONAT ME PRECEDENTE.QELIZAT KANCEROGJENE DUHEN SHFARROSUR.DO MJAFTONTE 1 MUAJ JUNTE USHTARAKE QE TERE BANDITET TE SHIKOJNE SE CESHTE ZJARRI NE FERR.

    Përgjigju
  • Bravo: 25/03/2019 14:51

    Vrasja e ketij djali u dote me u zbulu me Cdo kusht . Uroj te arrestohet sa me shpejt autori dhe te marrin denimin maksimal.

    Përgjigju
  • Fredi: 25/03/2019 14:23

    Të ngjallet Enveri të ribëjë shtetin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit