VLORË- Djali i anëtares së KLP-së, Rei Meta është lënë në burg nga Gjykata e shkallës së parë në Vlorë për vrasjen e inxhinerit Armando Meshau në Vlorë. Ai akuzohet për ‘vrasje nga pakujdesia’. 

Seanca gjyqësore u mbajt me dyer të mbyllura. Masa e sigurisë u vlerësua nga gjyqtarja Emiljana Dhima, ndërsa prokuror i çështjes është Arjan Xhaferi. Vrasja ndodhi mesditën e 7 gusht 2023 në një qendër interneti në Vlorë.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, Rei Meta ka shpjeguar dhe shkakun e konfliktit. Gjithçka nisi për një kontratë e nënshkruar në 2020 për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë ku do të ndërtonte Armando Meshau, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.  Rei Meta thotë se nuk ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh, Meshau nuk i hapte telefonin.

Rei Meta shpesh luante rolin e sekserit për çështje të pronave në qytetin e Vlorës dhe dyshohet se influencën e tij e shtrinte duke përdorur emrin e së ëmës, Nurihan Seiti, prej vitesh anëtare Këshilli të Lartë të Prokurorisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:21
Vrau biznesmenin e ndërtimit të hënën, Gjykata e Vlorës cakton arrest në burg për Rei Metën

1691738290_reimetaarmandomeshau.jpg

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg për Rei Metën, i cili vrau të mëngjesin e së hënës inxhinerin Armando Meshau në një qendër interneti në Vlorë.

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendos “arrest me burg” për Rei Meta për akuzën “vrasje nga pakujdesia”. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë.