Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia holandeze pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje që ka ndodhur 14 vjet më parë në Gjermani. Sipas raportimeve të aussiedlerbote.de, shqiptari u kap në aeroportin e Roterdamit.
Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur në 2010, kohë kur anash një autostrade në Leverkusen, u gjet trupi i pajetë i një italiani, në atë kohë 43 vjeç.
Shqiptari mësohet se është përfshirë në vdekjen e dhunshme të viktimës, ndërsa ka bashkëpunuar me një tjetër person, 54-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, por tashmë kishte vdekur.
Fillimisht krimi nuk mund të zbardhej, por në vitin 2022, hetuesit e policisë së Këlnit për “rastet e ftohta” rihapën çështjen. “Rastet e ftohta” janë krime që mbeten të pazgjidhura për një kohë të gjatë.
Gjurmët janë riekzaminuar duke përdorur teknologjinë e re të mjekësisë ligjore. Gjurmët gjenetike të zbuluara në trup kanë çuar drejt shqiptarit dhe burrit që ka ndërruar jetë, tha policia. I vdekuri me tatuazh të dukshëm u zbulua në janar 2010 dhe u identifikua shpejt.
43-vjeçari italian jetonte vetëm në një apartament në Këln që nga nëntori i vitit 2009. Sipas informacioneve të asaj kohe, ai ishte rrahur për vdekje.
Policia dhe prokuroria publike thanë në atë kohë se trupi ishte në një qese plehrash blu, nga këmbët deri në bel. Sipas policisë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe sfondin e vrasjes.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
28.6%
-
Të gabuar
65.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet një islamist i dyshuar për një sulm në Bavari
13 Shtator, 19:01
-
Bundestag: Buxheti, migracioni dhe kancelari i indinjuar
12 Shtator, 09:35
-
‘Miqësia që përfundoi në plumba’, fqinjët të tronditur pas vrasjes së dy vëllezërve në Roskovec: Hanin e pinin bashkë, u zunë për fëmijët
11 Shtator, 11:29
-
Vrasje e dyfishtë në Roskovec të Fierit/ Vret 2 vëllezërit pas sherrit të fëmijëve, autori vetëdorëzohet! Shoqërohen dy djemtë e tij (EMRAT)
10 Shtator, 14:34
-
Vrasja e Anastas Qatos në 2015 në Belgjikë, nis gjyqi për Mikel Mehmetajn: Qëllova për vetëmbrojtje
8 Shtator, 22:16
-
Pse dështojnë shumica e dëbimeve nga Gjermania?
8 Shtator, 15:39
-
Avionët gjermanë ulen për herë të parë në rrugë para ‘dyerve’ të Putinit
7 Shtator, 20:42
-
Gjermani/ Arrestohet shqiptari, kërcënoi policët gjermanë me hanxhar
6 Shtator, 21:03
-
Skandali/ 17 ndeshje futbolli dyshohen si të trukuara, policia gjermane nis hetimet
6 Shtator, 16:04
-
Ekzekutoi babanë dhe e hodhi në pus, bashkëpunëtori i Esmerald Ballës: E lamë viktimën në ferra dhe në darkë e çuam te pusi! Më pagoi të zhdukim trupin
6 Shtator, 12:46
-
Pakënaqësia e qytetarëve me qeverinë gjermane arrin nivel rekord, duan një politikë tjetër ndaj refugjatëve: Të kthehen mbrapsht që në kufi
6 Shtator, 09:27
-
Gjermani/ Rritet numri i shqiptarëve në krimin e organizuar
6 Shtator, 09:11