Vrasja e Nikulajt, eksperti në Report Tv: Duhet bindur gjykata për ekstradimin e britanikëve! Përpos gjakmarrjes, mund të jenë prishur interesa

“Krimi po evoluon, policia të ndërroj metodologjinë.” Kjo ka qenë “porosia” e ekspertit të sigurisë, Fatjon Softa. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu së bashku me gazetarin e kronikës Sokol Dema dhe avokatin Arbër Hoxhaj, ata folën për ekzekutimin e Ardian Nikulajt dhe vrasjeve të tjera në vendin tonë të cilat janë bërë edhe më të shpeshta.

Avokati Arbër Hoxhaj thotë se me gjasë britanikët e arrestuar për këtë çështje do të ekstradohen.

“Janë dy faza, 1 është përcaktimi i masës së sigurisë dhe janë ngritur nëse këta duan apo jo të ekstradohen në Shipqër. Fatmriësisht kemi një marrëveshje ekstradimi, por do 5-6 muaj të vijnë. Nuk përmbushet asnjë kusht negative që mos ekstradohen. Ata do duhet të ekstradohen në dy institucione që përmbushin standardet e BE-së, IVP.

Në datën 5 maj fillon procedura dhe më pas do i lihet kohë që të njihen me këto akte.”- tha ai.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se duhen parë edhe lidhjet që mund të kenë bandat shqiptare me ato të huaja pasi motivi mund të mos jetë vetëm tek një arsye. Pra, sipas ekspertit, gjakmarrja në rastin e Nikulajt mund të jetë një motiv, por mund të jetë edhe e bashkëlidhur me prishjen e interesave të tjera. për këtë arsye duhen bindur gjykata britanike për ekstradimin.

“Janë provat filmike dhe shkencore gjurmët biologjike, apo uniforma e përdorur që lidhin identitetin me objektin. Duhet të bindin gjykatën britanike. Duhet të lidhim ngjarjen e personit që ka ekzekutuar dhe personave të tjerë që kanë qenë në ketë hotel. Shqiptaret kanë krijuar grupe interesi, këto lloj bashkëveprimesh kund t’i kenë lidhur nga grupe të tjera, apo interesa të tyre dhe bashkëngjitur me të edhe gjakmarrjen.”- tha ai.

Rolet e anëtarëve të grupit kriminal
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit. 

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj). Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Mendohet se vrasja e Nikulajt ka ardhur pikërisht në vazhdën e këtyre krimeve për gjakmarrjeje.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë