Vrasja e Nikulajt për gjakmarrje, vëllezërit Lekstakaj s’janë pyetur! Gjykata liroi anglezin, prokuroria e Lezhës: Ka vëzhguar viktimën

Prokuroria shqiptare nuk ka kërkuar ende marrjen në pyetje të dy vëllezërve Elton dhe Klodian Lekstakaj në Britani, pavarësisht se ata konsiderohen si të dyshuarit kryesorë që u lakuan pas ekzekutimit te Ardian Nikuljat, për gjakmarrje.

Edmond Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ngjarje.

Të premten Gjykata angleze ndryshoi masën e sigurisë për një nga 4 britanikët e arrestuar atje si të përfshirë ne ngjarje. Masa ka ndryshuar për 27-vjeçaren Harriet Bridgeman për të cilën policia shqiptare dyshon se ishte pjesë e grupit të personave që mbajtën në vëzhgim Ardian Nikulajn para vrasjes më 19 Prill.

E dyshuara është lënë në masën “arrest shtëpie” kundrejt garancisë pasurore, ndërkohë që nuk ka ndryshuar masa për të arrestuarit e tjerë përfshire edhe Edmond Haxhinë, të cilët janë lenë në arrest me burg në pritje të ekstradimit. Prokuroria e Lezhës tha për Report tv, se në kërkesën për ekstradim janë përfshirë prova për rolin që ka pasur në ngjarje secili nga të arrestuarit ku konkretisht 27-vjeçarja dyshohet se ka pasur si detyrë vëzhgimin e viktimës. 

Pavarësisht numrit të madh të personave të përfshirë në krim dhe organizimit me detaje të planit të vrasjes, Prokuroria e Lezhës nuk ka ngritur ende akuzë për grup të strukturuar kriminal, ndaj hetimi i dosjes do vijojë nga autoritetet lokale dhe jo nga SPAK.

Sipas akuzës, Edmond Haxhia, nipi i Lekstakajve me të cilët Nikulajt janë në hasmëri 27-vjeçare, është i vetmi person i ekspozuar me prova në organizimin dhe kryerjen e vrasjes përmes disa shtetasve të huaj, britanikë dhe portugezë.

Sipas autoriteteve shqiptare, hasmëria e nisur prej vitit 1996, për një pagesë në një pikë karburanti, që vijoi me vrasjen e Pëllumb Nikulajt. Hakmarrja vijoi në shtator 1997, në Balldre ku u vranë Gëzim Stakaj dhe Laurent Gjetja, (nip në familjen Stakaj). Sipas Lekstakajve, i dyshuari kryesor për ngjarjen ishte Nikoll Nikulaj. Në janar 1998 u vra Gjovalin Stakaj dhe u plagos Pjetër Lekstakaj. Pas këtyre ngjarjeve, vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj fituan azil në Britani.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albanian judge: 07/05/2023 00:36

    ore kush u tha qe e vrane keta njehere? hapni syte o njerez. ket lloj vrasje se bejne nje pabuks si mond haxhia dhe 3 malliste. nes vakza eshte e penduur pse nuk eshte ne mbrojtje? nqs eshte e perfshire vajza pse nuk eshte ne burg? policia e muhamet ciftelise don tja lere nje fakir fukarai ne dere, dhe po mbron vrasesit e vertete.

    Përgjigju
  • San Giovanni: 06/05/2023 18:43

    Palajt gjakun e tyne kane marre e ne nje mnyre a tjeter ardiani osht nvorr. Pasi vrane dy vete ne vitet 90, Nikulajt vrane edhe nje tjeter po u hy ferr ne kam prej shtetit. Ardian e Ben nikulaj edhe pse vrases tu u hap bythsh ne lezh e tu rrah njerz pa faj. Ala sjan barazu me palajt e duket se kan lek e men boll ata ne angli

    Përgjigju
    • Sala: 06/05/2023 22:49

      O san giovan po po nga palajt a bani kush burg per vrasjen....kujdes kur jep opinione

  • Mali Shengjinit: 06/05/2023 18:36

    Po derisa qenka kaq grup i madhe pse nuke kalon tek spask Prokuroria lezhe? A mos po e mbajne ne duar me force kte ngjarje per ta sjelle ne versionin qe “duan”? Se te gjithe e dim qe ka motive te tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin