Sipas dy bashkëpuntorëve të prokurorisë, dëshmia e tyre është marrë në kushte presioni dhe keqtrajtimi nga ana e policisë së Shtetit,dhe për pasojë ata janë detyruar të thonë dhe të firmosin ato që i kanë thënë policët.
Të dy personat që më parë kishin pranuar të bashkëpunonin me prokurorinë dhe policinë, kanë braktisur dëshminë e tyre, në fillim të procesit gjyqësor, pasi ky gjyq rifilloi nga fillimi.
Në këtë dosje janë të pandehur 11 persona, djem të fshatit Lazarat, ndërkohë më i vogli është 16-vjeç. Më herët prokuroria kërkoi tre burgime të përjetshme dhe 117 vjet heqje lirie në total, por gjykata nuk doli në vendim, pasi riktheu dosjen sërisht për rigjykim. Kjo pasi ndryshe nga 10 të pandehurit e tjerë që kërkonin gjykim të shkurtuar,i vetmi që këmbëngul në gjykim të zakonshëm është Elvis Bocia, i cili pretendon se nuk ka qenë në vendngjarje, pasi siç thotë, në çastet kur u organizua sulmi i armatosur ndaj policisë, ai ndodhej në banesë duke dëgjuar këngët e “Stresit”.
Elvis Bocia ishte shkaku i kthimit të gjykimit atëherë kur dosja ishte pak hapa larg dhënies së drejtësisë. Avokati fillimisht kërkoi të thirrej për të dëshmuar gjithë fshati e më pas e ngushtoi rrethin e dëshmitarëve ndërsa kërkoi gjithashtu të shfaqeshin pamjet e një kamere sigurie ku dallohen 5 persona të armatosur. “Ka të dhëna se është një person tjetër, se ai nuk ka qenë aty. Kjo është detyrë e prokurorisë dhe policisë për ta hetuar”-ka deklaruar avokati Ilir Murati.
Dëshmitarë shokët e Ibrahim Bashës
Në seancën e ardhshme do të dëgjohen 7 dëshmitarë, që të gjithë efektivë policie që ishin në vendngjarje kur u vra Ibrahim Basha, si edhe të tjerë që kishin përpiluar planin e patrullimit në fshatin Lazarat.Pas prishjes së vendimit për gjykim të shkurtuar të 12 të pandehurve për vrasjen e efektivit të RENEA-s,Ibrahim Basha në 2015 në Lazarat,
Gjykata e Krimeve të Rënda i ka hapur rrugë pyetjes së dëshmitarëve.
Të parët që do të dëshmojnë në seancën e radhës janë oficerët e RENEA-s kolegë të Bashës të cilët më 24 qershor 2015 ishin së bashku me të në aksion për arrestimit e vëllezërve Aliko dhe të kërkuarve të tjerë. Ibrahim Basha mbeti i vrarë, pas të shtënave me armë zjarri nga një grup i armatosur brenda Lazaratit, në momentin që Forcat
Speciale po bëheshin gati të futeshin në fshatin e famshëm për kultivimin e hashashit.
Pa ndalimit të Malos erdhi gjuajtja me armë
Sipas prokurorisë gjithçka ka filluar në orën 02:30 të mesnatës kur nga lagjet e brendshme të fshatit Lazarat janë dëgjuar të shtëna me armë. Disa minuta më pas, një furgon i FNSH është qëlluar me armë por pa pasoja në njerëz.
Forcat policore vendase, kanë rrethuar zonën ndërkohë që njëherësh kanë kërkuar dhe përforcime, nga forcat e FNSH dhe RENEA. Në orën 4 e 44 minuta të mëngjesit, një tjetër grup i FNSH raportoi për të shtëna me armë zjarri.
Në zonë vepronte një grup i armatosur me prirje dhe përkrahje të islamit ekstrem dhe Drejtoria e Policisë nisi punën për rrethimin dhe kapjen e tij. Me ardhjen dhe të forcave RENEA nga Tirana në orën 09:00 të mëngjesit është vendosur patrullimi i tyre në brendësi të fshatit, me qëllim kapjen e personave të armatosur.
Gjatë operacionit, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës, u konstatua një automjet tip “Benz”, i bardhë dhe pa targa, i cili mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e policisë. Mjeti është ndaluar dhe është konstatuar se ai drejtohej nga Xhulio Malo.
Atij i është kërkuar të zbresë nga makina dhe të kontrollohet mjeti. Por pikërisht në këtë moment është qëlluar pas shpine përtej një muri rrethues, në drejtim të furgonit të policisë, duke vrarë policin Ibrahim Basha dhe plagosur dy kolegët e tij, Isai dhe Hamitaj.
Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra.Për pasojë janë plagpsur dy policë, dhe ka mbetur i vdekur Ibrahim Basha.
Person tjetër
“Ka të dhëna se është një person tjetër, se ai nuk ka qenë aty. Kjo është detyrë e prokurorisë dhe policisë për ta hetuar”-ka deklaruar avokati Ilir Murati.
Vrasja
Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra.Për pasojë janë plagpsur dy policë, dhe ka mbetur i vdekur Ibrahim Basha.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com