Të parët që do të dëshmojnë në seancën e radhës janë oficerët e RENEA-s kolegë të Bashës të cilët më 24 qershor 2015 ishin së bashku me të në aksion për arrestimit e vëllezërve Aliko dhe të kërkuarve të tjerë.
Ibrahim Basha mbeti i vrarë, pas të shtënave me armë zjarri nga një grup i armatosur brenda Lazaratit, në momentin që Forcat Speciale po bëheshin gati të futeshin në fshatin e famshëm për kultivimin e hashashit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com