Gjykata e Krimeve të Rënda, ka prishur këtë të mërkurë, vendimin e ndërmjetëm për gjykim të shkurtuar ndaj tyre dhe 9-të të pandehurve të tjerë.
8 muaj më parë, gjykata vendosi që këta të pandehur të procedohen me gjykim të shkurtuar, çka në rast dënimi do ti ulte atyre 1/3 e vendimeve me burg që do jepte kjo gjykatë.
Ndërsa pas kundërshtive të disa avokatëve , për mospërputhje të deklarimeve të të pandehurve bashkëpunëtorë të drejtësisë, është kërkuar që ky proces të zhvillihet normal.
Në këtë mënyrë i hapet rruga thirrjes së dëshmitarëve dhe ballafaqimit të të pandehurve me të penduarin e dosjes “Lazarati 2”.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com