Kush e qëlloi me armë Pëllumb Metën?! Pritet ekspertiza balistike! Fëmijët kontradiktorë për vrasjen, dëshmitarët do ripyeten

Hetuesit e Durrësit janë në pritje të ekspertizës balistike nga laboratori shkencor në Tiranë, për armën e krimit që i mori jetën Pëllumb Metës më 10 shkurt. Kjo provë, dhe ballafaqimi i dëshmive, pritet të çojnë Prokurorinë drejt autorit që ka shtënë me armë ndaj 49-vjeçarit në Shënvlash, në kushtet kur vajza dhe djali i madh i kanë ndryshuar disa herë dëshmitë, se cili mes të dyve qëlloi me pistoletë.

3 fëmijët, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta janë në qeli për vrasjen e babait dhe bashkëpunimin në fshehjen dhe groposjen e trupit në oborrin e shtëpisë, ndërsa nëna e tyre Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Ajo pretendon se burri e ka dhunuar gjatë gjithë kohës, ndërsa fëmijët flasin për një baba autoritar ku duhej të bëhej vetëm siç ai thoshte. Familjarët e Pëllumb Metës thonë të kundërtën duke e quajtur një kryefamiljar të dashur që ka sakrifikuar për mirëqenien e fëmijëve.

Përmes dëshmive të reja, hetimet pritet të qartësojnë edhe fejesën e pretenduar me shkesi të Hygertës me një djalë të zonës, emigrant në Itali. Deri tani ka dy versione, i pari se babai do i jepte burrë me zor, e versionit tjetër se kishte refuzuar fejesën me argumentin se  vajza 19 vjeç po ndiqte shkollën e lartë në Tiranë.

E fundit që u intervistua ishte vajza e madhe Bedra e cila ishte në të njëjtën linjë kur e quan babain autoritar. Vajza, e cila është shtatzënë, po qëndron në shtëpinë e gjyshërve së bashku me nënën e saj.

Në një intervistë për emisionin ‘Pa Gjurmë’, Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës tha se kishte rënë pre e dhunës së tij për vite me rradhë dhe se vazhdimisht, viktima e kërcënonte atë dhe fëmijët se do t’i vriste. Ndërsa 3 fëmijët, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, u lanë në burg nga gjykata e Durrësit në 26 shkurt nën akuzën e vrasjes së të atit. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'