TIRANË - Konflikti i lindur mes Julian Sinanajt dhe Andon Mëhillajt, pas vrasjes së peshkatarit Sokol Veizaj, ka bërë që të dy palët të ruheshin nga  njëri-tjetri. E kjo është lidhja e vetme mes Sinanajt dhe Andon Mëhillajt, ka deklaruar avokati i këtij të fundit, Edmond Dëmaj.
 
Gjatë dëshmisë së dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda, Sinanaj ka deklaruar se, për vrasjen e peshkatarit Veizi i ishin premtuar 1500 metra katrorë tokë por në fakt, kushërinjtë Mëhillaj, i kishin dhënë vetëm një apartament në Vlorë.
 
Këtë dëshmi të dhënë nga Sinanaj e ka konfirmuar edhe avokati i Andon Mëhillaj, Edmond Dëmaj, i cili ka folur për median pasi ka dalë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, ku ndodhej duke shoqëruar klientin e tij, që ka pranuar të vetëdorëzohet në polici.
 
Avokati Dëmaj ka deklaruar se, pas kësaj zënke, Andon Mëhillaj është ruajtur nga Julian Sinanaj, të njëjtën gjë që ka bërë edhe Sinanaj i cili është ruajtuar prej ndonjë veprimi që mund të ndërmerrnin dy kushërinjtë Mëhillaj. Avokati ka thënë se, koha e zënkës mes Sinanaj dhe Mëhillaj ka qenë më shumë se 1 vit duke konfirmuar edhe njëherë dëshminë e bërë nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj.
 
Vrasja e Sokol Veizit është bërë nga Julian Sinanaj pas porosisë që kishin bërë Mëhillajt pas një konflikti për një pronë që pretendohej se ishtë në pronësinë e Mëhillajve dhe ku peshkatari kishte nisur të ngrinte një lokal.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)