Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekaj që ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në qytetin e Elbasanit. Peplakajt iu njoh kryerja e dënimit.
Pas dënimit me 22 vite burg nga shkalla e parë ai kërkoi rihapjen e procesit ku përfundimisht u dënua me 7 vite heqje lirie.
Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ndryshoi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila më 22 korrik 2023, e dënoi me 22 vite duke i ulur 15 vite nga dënimi. Gjykata e Apelit ndryshoi dhe akuzën nga 'vrasje në rrethana cilësuese' në 'vrasje në kushtet e tronditjes psikike"
Po kështu Apeli ka dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Për ta gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove.
Të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.
Kujtojmë se nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur, Emiljani Prenga, Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.
Komente









Bravo gjykatave te Elbasanit,te Juridiksionit Tirane,gjyk.te Durresit! Me denimin per vrasje qe ne doren tuaj,rrodhi si uji ne shoshe,i dhate shprese dhe mesazh cdo vrasesi e cdo maskarai qe jeta e nje njeriu marre me vrasje ne Shqiperi,ka vleren e jetes se nje kafshe.Ketu ku jetoj,te vrasesh nje kafshe(cfaredolloj nga macja e deri te puma) denohesh me 7 vjet burg plus 5000 $ gjobe,po e perserite shkon ne 10 vjet e 10000 $ gjobe.Paplekaj ne Shqiperi,vrau nje njeri e nuk beri as 5 vjet.A eshte drejtesi kjo?!
PërgjigjuBravo drejtesia lironi kriminelet se i duhen pd per protestat , dhe mbani ne burg persnat qe e nxorren nga gropa e saliut vendin se keni te njejten linje me pd .Mos u habisni kur ju vriten gjyqtaret per vendimet qe japin sepse jeni vet fajtor , po çoni ne vola vrasje
Përgjigju