DURRËSGjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" 25-vjeçarin Marjan Kedheli, i cili vrau me thikë të atin 69-vjeçari Pjetër Kedheli. Në gjykatë ai u shfaq i buzëqeshur. Krimi i rëndë në familje u shënua në banesën e tyre në fshatin Shkallnur më 28 tetor. Gjykata caktoi një avokate kryesisht pasi asnjë mbrojtës nuk u paraqit nga familja e tij, e cila kërkoi që të bëhet një vlerësim mjeko-ligjor për shëndetin e tij mendor.

“Pas kthimit nga emigrimi në qershor, ka qenë i heshtur i qetë dhe i mbyllur. Priste që të priste biletën dhe të kthehej te vendi i punës siç është shprehur. Nuk është shoqëruar asnjëherë në komisariat dhe nuk ka pasur kallëzime për të. Urgjente t’i bëhet një akt ekspertimi përe të parë gjendjen e shëndetit", tha avokatja, e cila thotë se i riu ende s'i ka kuptuar veprimet që ka kryer.

Sipas dëshmisë së të riut, ngjarja ka ndodhur pasi i ati i ka kërkuar që të angazhohet për pritjen  e njerëzve dhe me pagesat për shkak se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja. Ai s'i ka kushtuar shumë rëndësi fjalëve të të atit, dhe në një moment ky i fundit e ka kapur prej fyti. Më pas ka marrë një thikë që kishte afër dhe e ka qëlluar. Është larguar nga banesa me vrap por është rikthyer sërish për të marrë telefonin. E ka goditur sërish me një shufër hekuri.

"Nuk jam dakord për rrezikshmërinë. Nuk e di si mund të shpjegohem. Nuk jam sulmues", ka thënë i riu në gjykatë. I pyetur nëse di se kush e ka qëlluar të atin, ai ka thënë se mund të ketë qenë dikush tjetër. 

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në kuzhinë. Viktima kishte dy plagë në kokë dhe 5 në trup, poshtë sqetullës dhe krahut të majtë dhe në anën e djathtë. Thika 29 cm është gjetur në tavolinë ndërsa në krevat është gjetur shufër hekuri 34 cm, me të cilën e ka goditur të atin.

E ëma ka deklaruar se kishte dalë jashtë për bagëtitë dhe ka dëgjuar britmat. Kur ka hyrë brenda banesës i ka gjetur të birit thikën dhe ia ka marrë nga dora. Familjarët e tjerë kanë deklaruar se Marjani ishte i qetë dhe i mbyllur por nuk kishte shfaqur probleme. 

1761988977_marjankodhelipjeterkodheli.jpg

Marjan dhe Pjeter Kodheli
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Vrau babanë në Durrës, Marjan Kodheli në gjykatë: Nuk jam i rrezikshëm, s'jam unë sulmuesi

 

25 vjeçari Marjan Kodheli ka dalë para gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë pasi vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli. Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat.

Marjani ka deklaruar se "unë këtu jam" duke mos u dhënë shumë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti.  "Unë i kam bërë ditët e mia", mësohet t'i ketë thënë i ati, sipas deklaratës së 25-vjeçarit. 

"Jam ndjerë i bllokuar, nuk merrja dot frymë", ka thënë ai.

Më pas ka kapur thikën që ka pasur më afër dhe e ka qëlluar. 25-vjeçari, sipas Prokurorisë, ka dëshmuar se në atë moment ka ndërhyrë e ëma e tij dhe më pas është larguar nga banesa me vrap. Është kthyer sërish pasi ka harruar telefonin dhe ka parë që thika ishte hequr, dhe e ka goditur me një shifër hekuri. 

Marjani ka thënë se nuk ishte ai sulmuesi. 

"Më vjen shumë keq që jam këtu. Mund ta përsërisim seancën. Në një moment tjetër që të jem më i qetë. Kërkoj që të më analizoni sa më saktë duke marrë parasysh situatën time. Nuk jam agresiv. S'kam pasur probleme të rënda. Jam marrë me ndërtim. 6 vite jashtë. Nuk kam pasur kurrë probleme as me shtetin dhe ligjin. Ndodhi një incident te shtëpia. Mund të isha unë, ose kushdo. Nuk jam aq negativ", ka thënë ai.

Xh.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?