Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Në Apel gjyqi për Arbër Paplekaj! Prokurori: Qëlloi 7 plumba, avokati: Ishte në kushtet e vetëmbrojtjes

Tirane- Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve të rënda për nënën, gruan, dhe dhunës fizike, por ka reaguar pas krismave me armë, dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset, tha sot (21 qershor 2024) në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, avokati i ish oficerit të RENEA, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21 prill 2021 disa ditë para zgjedhjeve, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani në Elbasan.  

Sipas avokatit Mirash Martini, nga ekspertimi i rrobeve të viktimës Pjerin Xhuvani rezulton se ka faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Për shkak të distancës është e qartë se këto faktorë nuk janë nga arma e Arbër Paplekajt. Kjo do të thotë që në një distancë më afër se një metër Xhuvani ka pasur dikë që ka qëlluar me armë.

 “Në vendngjarje është qëlluar drejt Arbër Paplekajt para se të qëllonte ai. Është një reagim në një gjendje psikike të rënduar. Ai ka vepruar si robot, në mënyrë instiktive në mbrojtje të jetës së tij dhe atyre që kishte pranë”, thotë avokati Martini.

Në të njëjtin proces me Paplekajn, por gjykohen edhe dy ish nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, në sytë e të cilëve ndodhi vrasja.

Ata janë denuar me nga një vit shërbim prove për shpërdorim detyre, dhe 6 policë të Shqiponjave, gjithashtu me shërbim prove. Në seancën e kësaj të premte Nushi tha se kam bashkëpunuar, por ndaj meje janë ngritur akuza, që janë turpe, dhe vetëm po të isha i çmendur do të kryeja. Nushi këmbënguli se dhe një mijë herë të ishte në atë ngjarje, nuk mund të bënte dot gjë më shumë.

Por prokurori Gent Xholi tha se shqyrtimi gjyqësore u rihap por nuk solli asgjë të re.

"Unë shikoj provat dhe provë është që Paplekaj ka qëlluar 7 herë në drejtim të një personi dhe në trupin e viktimës janë gjetur disa plumba, ndërkohë që në drejtim të tij nuk ka pasur të shtëna me armë" tha prokurori. 

Gjykata mbylli shqyrtimin gjyqesore dhe vendimin do ta marrë në datën 1 korrik ora 14:00.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më  21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja e tij dhe u plagosën 4 persona të tjerë; Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Arbër Paplekaj ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

Deklarata e Plotë e avokatit të Paplekajt, Mirash Martini

Dëshmitarët tregojnë se Paplekaj ka qëlluar pasi kanë qëlluar shtetasit e tjerë. Gjykata e Elbasanit arsyeton se provohet që nuk ekziston sulmi ndaj Paplekajt, dhe se për shkak të fyerjeve Paplekaj nxjerr armën dhe qëllon. Kjo gjykatë ka arsyetuar, totalisht kundër këtyre provave në këtë gjykim.

Vetë gjykata realisht e ka deformuar të vërtetën dhe nuk ka dashur ta zbulojë. Ne kërkuam ekspertizë nuk u bënë.

Moment i rëndësishëm është pjesa e faktorëve plotesues që janë gjetur në teshat e Pjerin Xhuvanit, ka fakt plotesues të armës së zjarrit. Distanca maksimale ku mund të mbeten është një metër, është e qartë se nuk janë të Arbër Paplekajt.

Ekspertët thanë se nuk përjashtohet se Pjerin Xhuvani ka qenë afër një personi që ka qëlluar me armë. Ndërkohë që Paplekaj ishte mbi 7 m larg. Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve, por pasi ka konstatuar se një nga miqtë e tij është lënduar dhe kur ka konstatuar te paktën dy persona me armë.

Tregon një gjendje psiqike shumë të rënduar, kur ka parë Vuksanin ka deklaruar se ka vepruar si robot, kanë qenë veprime instiktive më mbrojtje të jetës sime dhe personave që ishte me ta.

Nga akti i ekspertimit del qartë se në momentin e kryerjes së veprimet ka qenë në situatë të rënduar emocionale të pavetëdishme për disa sekonda që nuk kontrollon dot përkohësisht veprimet e tij.

Jemi para kushteve të mbrojtjes së nevojshme. Ka disa tregues. Duhet së pari sulmi të jetë nga një person, rezulton nga kjo ngjarje që vijnë vrullshëm, të armatosur, fyejnë rëndë dhe qellojnë. Në krye ka qenë Pjerin Xhuvani.

 Këta persona kanë rrezikuar jetën e Paplekajt dhe personave që e shoqërojnë. Nuk është veprim i provokuar nga Paplekaj. Ajo ngjarje ka zgjatur disa sekonda, tregon se jemi në ngjarje të menjëhershme. Nuk ka qenë sulm i hamendësuar por real. Ky grup ka qenë si trupë e vetme që vepronin njëherësh dhe më drejtim ishte pjerin xhuvani, kundër paplekajt e personave të tjerë. Mendoj se Pjerin Xhuvani, ka qenë pjesë e këtij sulmi që në vetvete do të kishte përgjegjësi penale

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2024 02:04

    Rutina standarte e avokateve-akuzo viktimen dhe pretendo parregullsi mendore te perkoheshme te vrasesit.Z.avokat,nuk mund t'a quash /akt i bere per vetembrojtje/,sepse sic e pohoni dhe vete,eshte plagosur nje nga grupi i Paplekajt,jo Paplekaj vete,keshtu qe nuk eshte reagimi i dikujt qe i eshte drejtuar arma ne lule te ballit,qe mund te justifikonte vetembrojtjen.Vetembrojtja mund te arrihet dhe duke nxjerre vetem armen me paralajmerim,ose duke qelluar ne ajer,por 7 plumba,tingellojne me shume si hakmarrje aq me teper qe vrasesi ka qene ish pjesetar i forcave te armatosura,gardes ne mos gaboj,qe duhet te jesh gjakftohte e i kalkuluar ne veprime.Dhe sikur te mos mjaftonte kjo,ka qene 7m larg,qe supozohet te jete nje pozicion pasiv ne konflikt,pra nuk ishte aq afer sa te ishte pjesemarres ne konflikt,apo te bente kundershtaret t'a shikonin si rrezik eminent e te vepronin e si rrjedhim ky te vetembrohej!

    Përgjigju
  • Sala: 21/06/2024 17:48

    Paska pase problem me shenjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja