Vrasja e policit, ministri Balla kërkesë: Policia të kapë autorin e vrasjes 1 orë e më përpara! Rrumbullaku: Gjithçka që autori të dal para drejtësisë

Ngjarja e rëndë e vrajses së efektivit të policisë së “Shqiponjave” në Fier, Novruz Cenalia, shokoi opinionin publik, vetë Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme. Ministri Taulant Balla i bëri thirrje autorit Asllan Mernica, që të dorëzohet. Apel Balla pati dhe për blutë që ta arrestojnë 23-vjeçarin.

‘Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve. U bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza që të dorëzohet.’- tha Balla.

Pas ngjarjes reagoi drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili tha se do bëhet çdo gjë që autori të dal para ligjit. Numri një i policisë së shtetit përmes një deklaratë shtyp, paralajmëron se “kush cënon uniformën e policisë do marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”.

‘Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë. E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive përkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenoje uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.’- shkruan Rrumbullaku.

Polici i ndjerë Novruz Cenalia nuk kishte më shumë se një muaj që ishte martuar. Në kërkim të tij janë vënë forcat më elitë të Policisë së Shtetit, RENEA, të cilat janë zhvendosur në fshatin Havaleas, disa kilometra larg fshatit Sulaj, zonë ku banon autori, në kërkim të tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Vrasja e policit në Fier, Rrumbullaku: Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit

1715616625_rrumbullaku.jpg

"Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit", thotë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, për Asllan Mernicën, vrasësin e 28 vjeçarit Novruz Cenalia. Numri një i policisë së shtetit përmes një deklaratë shtyp, paralajmëron se “kush cënon uniformën e policisë do marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”.

"Policia e Shtetit dhe unë personalisht ndjehemi thellësisht të tronditur nga vrasja e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, mesditën e 13 Majit 2024. Ndarja e parakohshme nga jeta e një djali të ri si Novruz Cenalia na ka hidhëruar të gjithëve, familjen e tij, është në lot e zi, dhe familjen e madhe të Policisë së Shtetit. Për të gjithë ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë.

Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se. do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë. Shpreh bindjen se i gjithë opinioni publik ndodhet sot përkrah familjes Cenalia dhe Policisë së Shtetit dhe do të ndihmojë në kapjen e autorit të krimit. E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive perkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenoje uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore", thuhet në reagimin e Rrumbullakut.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 14/05/2024 00:58

    kush vret duhet denuar me vdekje,,vetem kjo frenon krimin...thirrini mendjes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen