Në një status në “Facebook”, ajo u shpreh ngushëllime familiarëve të viktimës dhe u kërkon forcave të rendit që të bëjën të mundur kapjen sa më parë të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.
“Nje tragjedi njerzore vrasja e policit te Reneas Ibrahim Basha.
Sot lutjet dhe ngushellimet tona shkojne per familjen, te afermit dhe miqte e te ndjerit. Zoti ju dhente force dhe ngushellim per humbjen e njeriut te tyre te dashur.
Forcat e rendit duhet te sigurojne qe autoret do kapen dhe te shkojne para drejtesise dhe te marrin denimin qe meritojne.
Nderkohe duhet te behet kujdes veçanerisht nga media per te mos ngaterruar popullsine civile, burrat, grate, femijet e te moshuarit banore te Lazaratit me kete krim te rende apo te kerkojne ti japin ngjyrime politike.
Krimii nuk ka as mbrojtje dhe as perkatesi politike ashtu si rendi dhe forcat e rendit nuk kane perkatesi partiake a politike, ato jane ne mbrojtjen tone dhe si te tilla duhet te mbeshteten dhe respektohen”, - shkruan Doda.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)