Vrasësi i policit në Fier krah deputetit të Berishës! Pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021 (FOTO)

Vrasësi i policit në Fier krah deputetit të Berishës! Pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021 (FOTO)

Me rreth të kuq, Azgan Mërnica krah deputetit Luan Baçi

FIER- Azgan Mërnica, autori vrasjes së policit në Fier ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV) në zgjedhjet parlamentare të 2021. Shqiptarja.com sjell këto foto të Mernicës krah deputetit të Sali Berishës, Luan Baçit.

Ai ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021, madje këtë e pohon edhe vetë deputeti Baçi përmes një fotoje të postuar në Facebook më 3 prill 2021.

Baçi ka ndarë foto me një grup djemsh që ishin pjesë e kësaj strukture, ndërsa mes tyre dallohet edhe Azgan Mërnica. Baçi pohon në këtë postim se janë gati për të mbrojtur votën, teksa ka ndarë foton me djemtë që ishin pjesë e kësaj strukture.

"Me të tillë djem, ka vetëm fitore! Jemi gati, për mbrojtjen e votës! Azgan Mërnica, Shkëlzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi", shkruante Baçi më 3 prill 2021.

Nga protesta para Bashkisë së Tiranës, Luan Baçi, tha se i riu Azgan Mërnica e ka merituar foton me të pasi ka qenë punëtor dhe i ndershëm, ndërsa dënoi vrasjen e efektivit.

"Unë shpreh ngushëllime shumë të sinqerta me gjithë zemër për policin e vrarë. E njoh Azgan Mërnicën. Në 2021 kur ka bërë atë foton me mua nuk ka qenë kriminel, ka qenë qytetar, punëtor, i ndershëm, familjar dhe absolutisht meritonte edhe foton me mua, ai dhe shumë të tjerë. Absolutisht e dënoj veprimin e tij, më vjen shumë keq dhe shpreh keqardhje", tha Baçi. 

Mërnica është ende në kërkim pasi vrau me një plumb në kokë policin Novruz Cenalia pas një sherri për radhën e kalimit me makinë.

Skandali me Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës

Skandali i Partisë Demokratike për ngritjen e kësaj Strukture të Armatosur për Mbrojtjen e Votës, ku bënte pjesë edhe Mernica, u zbulua pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021. Kjo strukturë e paligjshme e ngritur nga Partia Demokratike për të mbrojtur votat, ndaloi makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për Partine Socialiste. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, i cili mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit.

Vetë sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, aso kohe e pranoi këtë skandal, duke pohuar se kanë ngritur një grup të armatosur për mbrojtjen e votës për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Bardhi pranoi se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin ishte pjesë e kësaj strukture.

1715676620_1231232123.jpg

Postimi i Luan Baçit me Azgan Mërnicën, 3 prill 2021

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
Deputeti i Berishës pranon njohjen me vrasësin e policit: Nuk ishte kriminel, por punëtor dhe i ndershëm! E meritonte foton me mua

 

Pas lajmit të publikuar nga Sqhiptarja.com, ku deputeti i Berishës Luan Baçi shfaqet krah vrasësit të policit të Fierit, ai edhe njëherë pranon njohjen me Azgan Mërnicën.

Nga protesta në Bashkinë e Tiranës, Luan Baçi thotë se kur e ka bërë foton me Mërnicën, ai s’ka qenë kriminel, por një qytetar i ndershëm. Më tej, Baçi tha se dënon ngjarjen e rëndë.

“Jam për t’iu dhënë përgjigje shumë gazetarëve e mediave që kërkojnë prononcimin tim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier. Shpreh ngushëllime shumë të sinqerta me gjithë zemër për policin e vrarë. Konfirmoj për të gjitha mediat, si deputet i Qarkut të Fierit, absolutisht njohja ime shumë e madhe, kam shumë foto, video, takime darka me shumë qytetarë demokratë dhe jo vetëm.

Edhe një nga ata, vrasësi i atij polici, ju media që e keni nxjerrë, po iu përgjigjem live, e njoh Azgan Mërnicën. Në 2021 kur ka bërë atë foton me mua nuk ka qenë kriminel, ka qenë qytetar, punëtor, i ndershëm, familjar dhe absolutisht meritonte foton me mua. Ta keni këtë përgjigje këtu, e dënoj veprimin e tij, shpreh keqardhje, do t’iu lutesha kot mundoheni të më presioni me foto të tilla, me thirrje në SPAK, me denoncimi e kallëzimi të hartuara nga patronazhistë.

Po u jap përgjigje këtu, jam Luan Baçi dhe do vazhdoj punën time të ndershme, nuk tërhiqem nga presionet, nga SPAK, nga BKH”, tha Luan Baçi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/05/2024 00:30

    /...absolutisht meritonte foton me mua./-thote Baci! Po pse kush je ti o Luan Baci, qe dikush /te meritoje/ nje foto me ty?!

    Përgjigju
  • sevi: 14/05/2024 16:53

    KUR KA QENE ME MUA KA QENE BURRE I MIRE....kjo eshte logjika e Baçit....

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 14/05/2024 16:17

    Qytetarë i ndershëm baba 20 vjet burg për vrasje. Mbaji rrenat për veten o gomar.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 14/05/2024 16:15

    Pd është strukturë e organizuar kriminale dhe duhet të zhduket me vendim gjykate.

    Përgjigju
  • Populli: 14/05/2024 15:37

    Edhe pas vdekjes kerma berisha do vazhdoj ti vrasi shqiptaret mbolli vdekjen dhe ajo fare nuk zhduket kollaj.

    Përgjigju
  • hektor: 14/05/2024 15:10

    Kriminelet mblodhi ndyrësira Baci.

    Përgjigju
  • Fshati: 14/05/2024 14:07

    Lajme të tilla janë për të frikësuar atë që dëshiron të sbatoje ligjin. Ky trimi na paska pas shëtit me armë dhe pjestar i një force të armatosur prej disa vitesh. Pse nuk është arrestuar? Apo është hera e parë që vret një që na preku politikën.

    Përgjigju
  • Or tej: 14/05/2024 12:28

    Nje pellembe vend jemi dhe nqs i futemi me detaje dalim te gjithe te njohur e kusherinj or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Arben: 14/05/2024 11:51

    Ja pra, kush qendron pas! Shqiptaret e dine mire se kush eshte dhe cfare perfaqeson opozita ne Shqiperi! Opozita duhet ndaluar me ligj ne Shqiperi! Nuk ka kapacitet njerezor Shqiperia te kete sistem pluralist!

    Përgjigju
    • luli: 14/05/2024 14:32

      Harrove kush ishte pas taos ne elbasan

  • Fatosi-kosove: 14/05/2024 11:37

    Kur eshte ai jashtqitja e berishes komandanti i grupit kriminel gaz bardhi qe nuk flet api vertete ka ikir ne bruksel se Europa eshte ne hall pa te, sikur te ishte ne foto ky kriminel me nje te Rames sot edhe ai xheli qe kok4is nga ballkoni do ishte qmendur duke akuzuar Ramen, ja pra siq thot shum her Rama kriminel ka nga te gjitha anet por grup te strukturuar ka vetem sali berisha me disa komandant si bardhziu, salianji,palloka,noka,tash edhe baqi ai magjupi krriqi e disa si vokshi,turpi i shqiptarise vetem burgu i rehaton keta horra.

    Përgjigju
    • Cubel breca: 14/05/2024 22:27

      Mir e keni por këta s'ka burg që i pranon. Aq shumë krime kan në kurriz që vetëm varja ju bën pun.

    • A...Zh: 14/05/2024 12:21

      Fatos..., dakord me ty vella!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League