Foto: Sokrat Vata
Është zbardhur dëshmia e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë portugezin 21-vjeçar një ditë më parë në Ksamil.
Sipas Vatës sherri nisi për zhurmën. Ai ka dëshmuar se thikën e kishte turisti portugez, të cilit ia kishte marrë nga dora dhe më pas e kishte goditur.
Ndërkohë të rinjtë nga Portugalia dhe Franca kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e kanë parë skenën e krimit por e kanë mësuar kur ka mbërritur Policia.
Lajmi kryesor:
Dinamika/ Dy punonjësit e ‘Principotes’ e vranë turistin për zhurmën në lokal! Shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, alibia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA




