Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari i doli në mbrojtje uniformave blu, nxitur nga sulmet e shumta në rrjetet sociale ndaj shefit të krimeve në Sarandë, i cili u dhunua pasi ndërhyri të shuante një sherr .

Me anë të një postimi në Facebook, ai thekson se kush linçon forcat e policisë do të përballet më ligjin.

“Balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor vlen për qytetarët dhe mbron shoqërinë. Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”, shkruan Lamallari.

Të dielën në orët e para të mëngjesit shefi i krimeve Mateo Bakalli ndërhyri të shuajë një sherr mes disa personave në lokalin “Orange”, por personazhe të ndryshme publike  në rrjetet sociale e kritikuan këtë veprim duke thënë se e nxiti më shumë përplasjen.