TIRANE- Ende pa asnjë autor vrasja e 36 vjeçarit Nikolin Doda pronarit të tavernës “San Marco” që ndodhet përballë prokurorisë së kryeqytetit. Hetimet e polcisë dhe prokurorisë së Tiranës, janë përqëndruar rreth pjesëtarëve të një fisi në zonën e Laçit, ku 36 vjeçari Doda ka tentuar në vitin 1997 të vrasë njërin nga anëtarët e këtij fisi. Për gjatë ditës së djeshme grupi hetimor ka marë në pyetje dhjetëra persona, mes të cilëve edhe disa nga familjarët dhe shokët e viktimës. Ata kanë treguar se Nikolin Doda nuk ka pasur konflikte dhe se gjithmonë ka qëndruar i lirë. Për dobi të hetimeve, janë marë sërisht në pyetje 6-të vajzat që ndodheshin në ambjentet e brendshme të tavernës si dhe njëri nga policët privatë të prokurorisë së Tiranës, i cili sipas polici ka arritur të shohë makinën dhe personat që kanë qëlluar me armë. Por polici privat, s’ka mundur të bëjë dot indetifikimin fizik të autorëve të krimit dhe për pasjë, policia vashdon të ketë vështirësi në zbardhjen e kësaj ngjarje, ku veç vrasjes së Dodës mbetët të plagosur dhe tre shtetas të tjerë mes tyre edhe oficeri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në ministri Uran Doda. Ndërkohë që për sigurimin e provave dhe zbardhjen sa më parë të ngjarjes, prokuroria e Tiranës ka autorizuar policinë të kryejë përgjimin e dhjetërave persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me krimin e rëndë. Ka qënë pikërisht ora 01:15 e natës, kur në zonën e Brakës, përballë prokurorisë së Tiranës janë dëgjuar breshëri kallashnikovi. Pikërisht në këtë orë, pronari i tavernës “San Marco” i shoqëruar dhe nga tre të plagosurit, punonjësi i SHKB Uran Doda, dhe shtetasit Agron Doçi e Ilmi Meta kanë dalë nga ambjentet e brendshme të tavernës, dhe po qëndronin në trotuar. Në këtë moment pranë tyre është afruar një automjet tip “Golf 4”, ku prej andej për rreth 10 sekonda është qëlluar me armë zjari tip kallashnikov. Si pasojë e kësaj goditje ka mbetur i vdekur 42 vjeçari Nikolin Doda dhe janë plagosur 3 personat që e shoqëronin.
(sg/eq/shqiptarja.com)