Foto: Ina Zhupa dhe Rexhep Ismaili

Deputetja e PD, Ina Zhupa shprehet e tronditur për vrasjen e Ismail Rexhepit, ndërsa thotë se PD humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer.

Postimi i plotë:

E tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e Rexhep Ismailit. Një njeri me vlera dhe një patriot i përkushtuar.

Partia Demokratike humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer. Rexhepi drejtonte gjithashtu shoqatën “Çamëria” dhe ishte një zë i fortë në mbrojtje të kauzave kombëtare.

Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë dhimbje dhe tronditje te të gjithë ne që e njohëm.

Pres që institucionet ligjzbatuese, Policia e Shtetit dhe Prokuroria, të veprojnë me përgjegjësi të plotë për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Rexhep Ismailin.

U prehtë në paqe.


Lajmi kryesor:

Sarandë/ Pronari i ‘Pemës së Thatë’ vritet me plumb në kokë, i doli në mbrojtje mikut të tij! Në kërkim autori e 4 të tjerë, në polici i plagosuri (EMRAT)