Dy vëllezërit, Hydajet 33 vjeç dhe Duel Mehmedaj 31 vjeç vijojnë të jenë në kërkim për ekzekutimin e Ridvan Ramazanit, 46-vjeçarit nga Shkodra i cili u vra me breshëri kallashnikove në makinën e tij tip "BMË X5", pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Dajçit.

Në pranga kanë rënë tre persona, mes të cilëve Milkjor Gjoka, 25 vjeç, me dyshimin se është një prej autorëve, bashkë me vëllezërit Mehmedaj. Ndërsa, 2 të prangosurit e tjerë akuzohen për moskallëzim krimit, njëri prej të cilëve punonjësi i karburantit, 49-vjeçari me inicialet B.M dhe një grua po 49-vjeçare, M.G. Pavarësisht se pika e karburantit ishte e pajisur me kamera sigurie, ato nuk funksiononin dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë të gjithë skenën e krimit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 30 gëzhoja kallashnikovi.

1606652044_16066388921606599560tttttttt.jpg

Ridvan Ramazani

46-vjeçari njihej si i forti i fisit Ramazani. Ai dyshohet se u vra për sherret e të birit, pasi gjatë paradites autorët e dyshuar ishin konfliktuar me të dhe më pas Ramazani ka ndërhyrë për të sqaruar situatën.

Vëllezërit Mehmedaj janë nipat e Gëzim Mehmedajt që vrau në vitet ’90 efektivin e RENEA-s Arben Ujka, sakaq janë edhe dajat e Bajram Bregut, mikut të Ibrahim Licit në Shkodër, i cili është në kërkim lidhur me vrasjen e 2 vëllezërve Bilali vitin e kaluar.

Familja e Ridvan Ramazanit ose Hysenit, kishte konflikte të vjetra me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë. Ky i fundit është vrarë në të njëjtën datë, 28 nëntor,  8 vite më parë në Shkodër, ndërsa për policinë një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e koçisë ishte Ridvan Ramazani

Në vitin 2008, Ridvan Ramazanit i kanë vrarë në zonën e Dajçit, xhaxhain e tij Enver Ramazani, ngjarje e cila nuk është zbuluar sot e kësaj dite.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Policia jep detaje: Kapet 1 nga autorët! Mes 3 të arrestuarve edhe një grua

Policia ka dhënë detaje të tjera lidhur me vrasjen e 46-vjeçaritRidvan Ramazani, ku bën me dije se deri tani janë arrestuar 3 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Një  prej të arrestuarve është edhe  25 vjeçari Milkjor Gjoka, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit", i shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë pandërprerë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 46-vjeçari R. H.

Vihet në pranga 1 nga autorët, shpallen në kërkim 2 autorët e tjerë, si dhe vihen në pranga edhe 2 shtetas, për moskallzim krimi.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, indetifikimi i autorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent.

Kontrolle intensive nga strukturat e DVP Shkodër, FNSH Shkodër e Forcat Speciale Renea, për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të kontrolleve, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit", i shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.

Strukturat e DVP Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe RENEA, kanë vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vijojnë  kontollet intensive në banesa e objekte të ndryshme për kapjen e dy autorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje.