Vrasja e Sabrinës, familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin: Liruan nga burgu burrin vrasës, 2 muaj para se t'i merrte jetën! Duam kujdestarinë e mbesës

Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengajt është lënë në burg por familja e të resë 23-vjeçare,  nënë e një vajze të vogël, kërkon të vendosë drejtësinë deri në fund.  Babai i Sabrinës, Partizan Bengaj, ka deklaruar sot për Report Tv se do të padisë në SPAK ata që mundësuan lirimin e vrasësit të vajzës së tij.

"Unë po autorizoj avokatin që në SPAK të përfaqësoj që të denoncojë të gjithë ata që janë përfshirë në lirimin e vrasësit të vajzës sime", tha ai.

Sa i përket akuzave se ai e ka kërcënuar ish-dhëndrin e tij Bengaj thotë se në atë periudhë ka qenë në Itali dhe akuzat janë totalisht të pavërteta.  

Avokati Vishaj u shpreh se do të studiohet e gjithë dosja për të parë të gjitha përgjegjësitë.

"Është një ngjarje shumë e rëndë. Në do të shikojmë se çfarë do të bëjmë pasi të shikojmë të gjithë dosjen", tha avokati Vishaj.

Sabrina Bengaj u vra 1 javë më parë nga ish-burri i saj Elton Meta, duke lënë pas një fëmijë të vogël. Meta u arratis menjëherë pas ngjarjes, por kjo arrati nuk i zgjati shumë. Ai u arrestua pas 3 orë ndjekjeje, i fshehur në një pyll në fshatin e tij në Peshtan të Fierit, ku iu gjet edhe arma e krim. Kjo vrasja e të resë nxori në pah edhe skandalin e drejtësisë shqiptare, ku Meta ndonëse terrorizoi për më shumë se 5 orë familjen Bengaj një vit më parë, nuk bëri asnjë ditë burg, pasi gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, nuk e dënuan me asnjë ditë burg, por e shtruan në spitalin burg të Zaharisë. Prej aty, vetëm pak muaj me vonë u nxor me argumentin se do të vazhdonte kurimin në shtëpi.

Ishte Çlirim Sino që kërkoi që Elton Meta të shtrohet në spital si i sëmurë mendorë, ndërsa avokatët e vetë të dyshuarit kishin qenë kundër dhe kërkuan që të përballet me ligjin. Kjo kërkesë e prokurorit, vulosur nga gjyqtari Piro Sota, bëri që 32-vjeçari të shtrohej në spitalin e burgut në Zahari të Krujës, pas raporteve të ekspertëve të Mjekësisë Ligjore për probleme të shëndetit mendor.

Familja sigurisht që ka nisur edhe betejën ligjore për kujdestarinë e mbesës së vogël, e mbetur tashmë vetëm pas vrasjes së nënës së saj. 

Kamuflimi se ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ishte skema që Elton Meta përdori për të fituar lirinë nga burgu, edhe pse ndaj tij ishin ngritur 3 vepra të rënda penale, për ngjarjen e 20 shtatorit 2020, kur shkoi me kallashnikov në oborrin e shtëpisë së vjehrrit dhe i mori peng gjithë familjen. Sipas dokumenteve të siguruara nga ReportTv spitali i këtij burgu, ku 32-vjeçari qëndroi prej 22 dhjetorit 2020, thotë se Elton Meta ka sjellje normale.

Specialisti i këtij institucioni, Taulant Pengili argumenton se Elton Meta me kartelë mjekësore, numër 543, nuk ka manifestuar simptoma psikotike apo afektive akute duke mos qenë i nevojshëm trajtimi i tij me ndonjë terapi. Ky raport mjeko-ligjorë i eksperit pengili, është firmosur edhe nga kreu i Zaharisë, Petrit Myslimi dhe mban datën 25 mars 2021.

Pra, për mjekët e spitalit të burgut të Zaharisë, Elton Meta nuk ishte i sëmurë mendor që duhej izoluar.

Por më datë 28 dhjetor 2020 Elton Meta nga burgu në Krujë është transferuar në Lezhë pasi ishte infektuar me Covid dhe spitali atje ishte kthyer në karantinë për të burgosurit e infektuar, për tu rikthyer sërish më pas në Zahari, i shëruar nga virusi.

Është pikërisht raporti i ekspertit të spitalit të burgut të Zaharisë, që nxjerr në pah skandalin se si ekspertët e tjerë mjeko-ligjorë e kishin nxjerrë të riun me probleme të shëndetit mendore, pikërisht për t’i shuar akuzat, dhe për të shpamgur dënimin e tij për armëbajtje pa leje, dhunë në familje dhe kundërshtim të policisë.

Në shtator të 2020-ës u deshën 5 orë negociata me policinë, që 31-vjeçari Elton Meta të lëshojë nga duart kallashnikovin që i kishte vënë vetes duke kërcënuar se do të vetëvritej, në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, pasi i kishte terrorizuar familjarët. Por mbrëmjen e këtij 10 shtatori, nga arma automatike dolën plumba që i morën jetën nënës së vajzës së tij, Sabrina Bengaj, 23-vjeç. Ishte ora 22:50 kur Elton Meta i shkoi sërish në shtëpi në fshatin Zhupan. Xhelozia, apo fakti që nuk e linte të takonte të bijën, e çuan sërish të nervozuar Elton Metajn në derën e shtëpisë së vjehrrit të tij.

Ndonëse ka qenë arrestuar edhe më herët për dhunë në familje, e ndjera, për hir të vajzës së vogël, kishte duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj. Vëllai i viktimës, Armando Bengaj thotë se Eltoni kishte kërcënuar edhe vetë atë për ta vrarë, ndërsa gishtin e fajit ia drejton gjykatësve dhe prokurorëve që nxorrën nga burgu njerëz të tillë.  Vetëm një ditë pasi Elton Meta vrau i ish bashkëshorten Sabrina Bengaj, gjyqtari që e kishte liruar nga burgu, Piro Sota, është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia shqiptare.

1631872396_1631523658metaj.jpg

Elton Meta dhe Sabrina Bengaj

 

 

 

VIDEO/ Intervista e plote

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë