Vrasja e Samuel Paty, 15 të arrestuar, mes tyre 4 studentë

Vrasja e Samuel Paty, 15 të arrestuar, mes tyre 4 studentë

Samuel Paty, mësuesi i ndjerë

15 persona, përfshirë katër studentë, ndodhen në paraburgim si pjesë e hetimit për vrasjen e mësuesit, Samuel Paty, në afërsi të Parisit të premten e kaluar. Mes të arrestuarve gjendet edhe një prind i njërit nga nxënësit dhe një person “i cili është dënuar më parë për veprime terroriste dhe pretendon se kishte lidhje me një vrasës” .

Mediat ndërkombëtare deklaruan se një ose më shumë studentë,  në këmbim të parave, i treguan vrasësit, Abdullah Anzarov (18), se ku ndodhej Paty.

Gjyshi i vrasësit, prindërit dhe vëllai 17-vjeçar u arrestuan menjëherë pas sulmit të tmerrshëm. Mijëra njerëz u mblodhën në tubime në të gjithë vendin të dielën për të nderuar  Paty dhe për të mbrojtur lirinë e fjalës. Një ceremoni do të mbahet të mërkurën në Universitetin e Sorbonës në Paris.

Qeveria nga ana tjetër ka deklaruar se po heton 51 shoqata myslimane franceze, të cilat në rast se promovojnë urrejtjen,  do të mbyllen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja