TIRANE - Komisioni i ligjeve shmang nga miratimi pikat e nxehta të draftit të ri të policisë, atë të shkrirjes së gardës dhe byronë e hetimit. Anëtarët e komisionit të ligjeve që kanë miratuar nen për nen, së bashku me propozimet konkrete, draftin e ri të policisë së shtetit kanë shtyrë për një kohë tjetër miratimin e të gjitha neneve që kanë të bëjnë me gardën dhe byronë e hetimit për shkak të debateve që ka pasur.
Por gjatë diskutimeve nen për nen të draftit të ri të uniformave blu, deputeti socialist Tom Doshi, ka shprehur pakënaqësi me punën e policisë. Duke iu referuar vrasjes së biznesmenit Artan Santo, deputeti Doshi, u ka kërkuar sqarime përfaqësuesve të ministrisë së Brendshme se përse policët ishin pa radio.
“Në momentin e vrasjes së Santos, polici nuk kishte radio. A ka ndikuar kjo në moszbardhjen e krimit? Çfarë përgjegjësie ka policia, kur nuk ka radio? Përgjegjësi e kujt është që polici nuk kishte radio? Si do të na mbrojë polici kur nuk ka radio?” është shprehur Doshi
Mangësitë në funskionimin e policisë janë mbështetur edhe nga Drejtori i Studimeve Strategjike Bilbil Mema i cili shtoi se krahas këtyre, ligji i ri synon pajisjen e policisë me masa shtesë.
“Mungesat, edhe mund të kenë ndikuar në zbardhjen e krimit. Me ligjin e ri synojmë të pajisim policët me masa shtesë. Natyrisht policia ka përgjegjësinë e vetë në vrasjen e Santos dhe policët që ishin në ngjarje po hetohen.” tha Mema
Në këtë komision vijon bojkoti i opozitës, e cila prej javësh nuk merr pjesë në asnjë komision shtetëror, si shenjë proteste për dhunën e ushtruar sipas PD ndaj deputetit të saj Gent Strazimiri
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO