Vrasja e Santos, PD: Policia dhe
qeveria të përfshirë, të nisin hetimet

Vrasja e Santos, PD: Policia dhe<br />qeveria të përfshirë, të nisin hetimet
TIRANE - Partia Demokratike i ka kërkuar edhe ditën e sotme Prokurorisë së Përgjithshme nisjen e menjëhershme të hetimeve, lidhur me vrasjen e bankerit Artan Santo, pas rrëfimit në media të qytetarit I cili pretendonte se i njihte vrasësit, dhe se këtë fakt e kishte denoncuar në polici.

Deputeti i PD, Eduard Halimi denoncoi sipas tij moskryerjen e veprimeve nga policia pas dëshmisë së qytetarit për vrasjen e Santos, ndëras i bëri apel Prokurorisë të mos humbë kohë por të nisë hetimet për të zbardhur këtë çështje.

“Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Shtetit të nisë urgjentisht hetimet, sot, t’i nisë tani, për cilindo që refuzoi të kryente detyrën dhe pengoi zbardhjen e krimit, të marrë nën përgjegjësi penale të gjithë, pa as më të voglin përjashtim dhe të shpëtoje cfarë mund të shpëtohet,  për ti shkuar cështjes deri në fund duke zbuluar autorët e krimit mafioz, po aq dhe ata që i ndihmuan të moszbuloheshin. Të administrojë menjëherë dëshminë dhe informacionin e qytetarit dhe te gjitha komunikimet me drejtuesit e policise, të gjitha veprimet dhe mosveprmit që kanë tronditur dhe po trondisin mbarë opinionin publik.” tha Halimi

Sipas Halimit me dëshminë e qytetarit, policia duhej të kishte në dorë një provë shumë të rëndësishme, por në fakt siç nënvizon deputeti demokrat, qeveria po mundohet të mbulojë krimin.

“Me faktet e dëshmimtarit policia duhej të kishte një provë më shumë për të zbardhur vrasjen mafioze, por në fakt qytetaret kanë një provë më shumë për fshehjen me dashje nga shteti të vrasjes mafioze, për lejimin e vrasësve të shëtisnin lirshëm me targa para vrasjes dhe pa targa ditën e vrasjes në qender të kryeqytetit, për lejimin e tyre të largoheshin nga Tirane pa ngritur asnjë postobllok të vetëm policie për më shumë se 1 orë nga ngjarja. Me dëshminë e djeshme, qytetaret kanë një provë më shumë për vrasësit por dhe për përfshirjen e qeverisë në këtë krim mafioz.” tha deputei i PD

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim