Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Artan Santo. Në një mesazh në rrjetin social Facebook, Berisha e cilësoi këtë akt si të shëmtuar dhe mizor, që dëshmon se rendi në vend nuk ekziston.
“Artanin e kisha njohur në moshën e tij 4-5 vjeçare, fëmijë i dy prindërve të mrekullueshëm. Artani shkëlqeu gjithë jetën e tij, tashmë të shkurtër. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar mizor, dëshmi e një rendi që nuk ekziston apo një rendi që është tërësisht i dominuar nga mafia dhe krimi i egër”, shkruan Berisha.
Ish- kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Santo, bashkëpunëtorët e tij. "Lutem që shpirti i tij të gjeje paqen e merituar”, shkruan Berisha.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)