Vrasja e shqiptarëve, protesta
në Shkup e Gostiva

Vrasja e shqiptarëve, protesta<br />në Shkup e Gostiva
SHKUP- Shqiptarët janë thirrur të protestojnë sot në Gostivar e Shkup në shenjë revolte dhe indinjate ndaj vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas të martën në qytetin e Gostivarit.

Protesta e parë përmes një marshi protestues do të mbahet në Gostivar, ku qytetarët janë ftuar për të protestuar në shenjë revolte për vrasjen e dyfishtë. Marshi protestues do të nis rreth orës 13.00 para Gjykatës në Gostivar dhe do të përfundojë deri tek Stacioni Policor.

Në këtë protestë janë ftuar për pjesëmarrje qytetarët, sektori civil dhe organizatat e ndryshme, ndërsa moto e saj është "Stop institucionalizmit të dhunës policore ndaj qytetarëve".

Protesta tjetër pas mesdite do të mbahet pranë sheshit ”Nëna Tereza” në Shkup në organizim të organizatës "Stop Brutalitetit Policor".

Kjo organizatë dje përmes një konference me gazetarët informoi për protestën duke drejtuar kritika në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me vrasjet e vazhdueshme të qytetarëve nga ana e pjesëtarëve të policisë.

" Vrasja e dy të rinjve në Gostivar mund të ketë edhe pasoja më serioze në shoqëri, pasi që rasti mori interpretime ndëretnike. Dikush duhet të marrë përgjegjësi", thekson kjo shoqatë, duke ftuar qytetarët që të shprehin revoltën e tyre në protestën e sotme, por protesta të njejta të mbahen edhe në qytete tjera.
(sg/ina/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan