Vrasja e shqiptarit në Igumenicë vijon të trondisë opinionin publik me fakte të reja nga dëshmitë e personave që janë në dijeni e që po ndihmojnë policinë në zbardhjen e plotë të ngjarjes makabre.

Mediat greke shkruajnë se sipas një tjetër dëshmitari koka e 25 vjeçarit u transportua për në Shqipëri sepse kështu kishte qenë urdhri i vrasësve për shkak të mbajtjes së një sasie parash nga i riu, të cilat ishin përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Dyshimi kryesor është se vrasja është bërë me porosi nga Shqipëria pasi sipas dëshmitarit 3 personat u larguan drejt kufirit shqiptar.

Po sipas tyre, burimet policore dyshojnë se dëshmitari i cili u morr në pyetje pak ditë më parë ishte i përfshirë në vrasjen e Terpollarit . Mesa duket dëshmia e tij se ka parë gjithçka por nuk kë ka bërë asgjë nuk është aspak bindëse. 

Grekët thonë se policia është afër zbardhjes së plotë të ngjarjes së ndodhur në zonën e Thesprotia-s.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në 9 maj në fshatin Gliki të Greqisë ku Bledar Terpollari u gjet i vrarë me një plumb dhe me kokë të prerë.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)