ITALI- Paraditen e së hënës një ngjarje ka tronditur komunën e Villangosm, ku një shtetase italiane ka përplasur për vdekje një person me shtetësi shqiptare, me të cilin ishin të divorcuar dhe kishin dhe një fëmijë.
 
Për këtë ngjarje ka folur kryetarja e komunës, e cila hedh dritë mbi vdekjen e 44 vjeçarit Agron Bashmetaj.
 
Kryetarja e komunës, Maria Ori Belometti, ka thënë se shtetasja Donatella Chiari, ka shtypur me 44-vjeçarin, pasi ai kishte kohë që e përndiqte dhe e kërcënonte.
 
Gruaja ka qënë punonjëse në komunë dhe kryetarja Belometti, shprehet se ishte në dijeni të kësaj përndjekje dhe se Chiari kishte bërë denoncimin në adresim të shqiptarit.
 
"Unë shtanga nuk e prisja. Kishte kohë që më përndiqte, ma tha që i kishte vrarë krahun. Mendoj që krahun ia ka vrarë më parë dhe jo sot.
Më tha që kishte bërë denoncime por asnjë se kishte dëgjuar dhe (marre seriozisht). Sot në mëngjes e kishte gjetur te parkimi e nga frika kishte marrë makinën dhe e kishte shtypur.
Unë kur erdha e gjeta ne tok e dukej pa jetë.
Pash pasqyrën e makinës ne tokë dhe e pyeta çfarë ndodhi?
Ajo ishte ulur ne një stol. Më tregoj qe ai e përndiqte. Ketë gjë mund ta bej një njeri vetëm nga frika dhe qe i ikën truri për momentin. Un e di qe ajo ka një burrë me te cilin bashkëjeton dhe një djalë"
, është shprehur kryetrja Belometti.

bashmetaj
(viktima Agron Bashmetaj)
  
Sipas policisë së Bergamos, Bashmetaj, është shfaqur me një thikë te parkimi i bibliotekës se komunës, ku punonte gruaja.Gruaja nga frika u mundua t’ia mbathi me makinë, duke shtypur burrin, i cili ishte mbajtur te pasqyra e makinës për ta ndalur dhe lënduar, përpara se te përfundonte poshtë rrotave të makinës dhe të shtypej.
 
Ai kishte shkuar ne vendin e saj te punës dhe po e priste te parkingu me një thikë në dorë. Por përpjekja e shqiptarit për ta frikësuar ish-gruan e tij, me të cilën kishin edhe një fëmijë, një djalë, ka përfunduar në tragjedi, shkruajnë mediat italiane.
 
Bashmetaj ka gjetur vdekjen, pak pas aksidentit për shkak të plagëve të marra, ndërkohë siç bën të ditur policia, vetëm disa ditë më parë ish-gruaja e tij kishte bërë denoncimin në polici për përndjekje.