Vrasja e Tahirajt, Nishani: Akt i
rëndë kriminal, autorët para drejtësisë

Vrasja e Tahirajt, Nishani: Akt i <br />rëndë kriminal, autorët para drejtësisë
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh hidhërimin e thellë për vrasjen në krye të detyrës të Kryekomisar Adem Tahiraj dhe kërkon nga të gjitha strukturat shtetërore që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë dhe të vendosin përpara drejtësisë autorët e saj.

Duke i përcjell familjes ngushëllimet më të sinqerta në këtë moment të vështirë jo vetëm për ta, në mesazh zoti Nishani shkruan se “Rënia në krye të detyrës e shefit të Komisariatit të Shijakut është një humbje e madhe për familjen, por edhe për kolegët dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kreu i Shtetit e konsideron vrasjen e Kryekomisarit Tahiri një akt të rëndë kriminal ndaj forcave të rendit që me përkushtim dhe disiplinë punojnë për garantimin e rendit dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”

Më tej në mesazh nënvizohet se “Presidenti i Republikës ka bindjen e thellë se pavarësisht egërsisë dhe pabesisë që mund të shfaqin krimi dhe kriminelët, nuk do të munden ta thyejnë forcën e shtetit dhe ligjit, nuk do të munden ta përkulin kurajën dhe trimërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, nuk do të munden t’i shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë.”

Kreu i shtetit i bën thirrje të gjithë vajzave dhe djemve që shërbejnë në forcat e policies të solidarizohen dhe të qëndrojnë akoma më fort, në betejën e tyre me krimin. Në krah të tyre është i gjithë populli.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë