Vrasja e të birit në 2018, i ati kërkon nga ambasadorët e huaj në Kosovë të ndërhyjnë, bën publike videon me pamje të momenteve të fundit

 Vrasja e të birit në 2018, i ati kërkon nga ambasadorët e huaj në Kosovë të ndërhyjnë, bën publike videon me pamje të  momenteve të fundit

Isuf Tetaj, babai i Agonis Tetajt i cili ishte vrarë në shtatorin e vitit 2018 në vendin e tij të punës, nga djali i pronarit të kompanisë ku po punonte, ka dërguar një letër publike pas rikualifikimit të veprës penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”. 

Babai i viktimës, Isuf Tetaj, në letrën publike akuzon prokurorin e rastit, Agron Uka, se ka duke manipuluar me rastin e vrasjes së të riut Agonis Tetaj.

“Agonisi djali im u vra në vendin e punës në ditën e diele nga djali i pronarit të biznesit në të cilin ka qene i punësuar. Po ju shkruaj me qëllim që te ju informoj dhe alarmoj se prokurori z.Agron Uka, dje ne seancën gjyqësore në të cilën është thënë fjala përfundimtare nga palët pa asnjë provë dhe në kundërshtim me krejt realitetin ka ri kualifikuar vrasjen e djalit tim nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia”, ka shkruar Isuf Tetaj në letrën e tij.

Tetaj në letrën të cilën ua ka dërguar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett, ambasadorit të Britanisë në Kosovë Nicholas Abott dhe atij të Gjermanisë, Joern Rohde, ka bashkëngjitur edhe aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.

Po ashtu, Isuf Tetaj në këtë letër ka bashkëngjitur edhe videon nga momenti i vrasjes së djalit të tij, në vendin e punës. Shaban Gogaj akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj në shtatorin e vitit 2018 në kompaninë “Gogaj Ag” dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës