SHKODËR- Një vit pas vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza në Shkodër, policia ka vënë në pranga një prej autorëve të krimit. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Enton Dushaj, i cili ishte ende në kërkim për këtë ngjarje të rëndë.
Ai ka qenë duke lëvizur me motor kur është arrestuar, ndërsa ndaj tij rëndojnë 3 vepra penale, "Përkrahja e autorit të krimit", “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me motomjet në rrugën e fshatit Dobraç, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin Enton Dushaj, 39 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit", “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza”, njofton policia.
Fjerza u vra më 21 shtator 2023 pas një sherri për parkim në fshatin Hot i ri. Ai shkoi në vendngjarje për të sqaruar sherrin e të vëllait me fisin Mhilli, por sapo zbriti nga makina u qëllua me armë zjarri nga Klodian Mhilli. Një ditë pas ngjarjes së rëndë u arrestua vëllai i autorit, Paulo Mhilli. Ndërsa ende janë në kërkim kushërinjtë Klodian Mhlillit, Aleksandër, Luçiano Mhilli.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
79.9%
-
Jo
11.1%
-
S'do votoj
9%
Vota total: 976
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drejtoi një prej makinave në vrasjen e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO lë në qeli ish të dashurën e Safet Bajrit
2 Prill, 11:03
-
Nuk ktheu në detyrë drejtorin e Ujësjellësit pas vendimit të Gjykatës, Bardh Spahia shkon për gjykim: Akuzë qesharake
2 Prill, 09:48
-
Sot 34 vite nga masakra e 2 prillit! Beci: Respekt përjetë dëshmorëve! Basha: Liri e fituar me sakrifica
2 Prill, 09:36
-
Banorët e lagjes ‘Besëlidhja’ në Hot të ri në protestë: Do bojkotojmë zgjedhjet nëse nuk rregullohet rruga
1 Prill, 12:59
-
Gjysmëfinalja kundër Dinamos, Thomas Brdaric: Vllaznia me ide të qarta, duam finalen e Kupës
1 Prill, 11:49
-
Arrestimi David Simonit dhe Mikelian Tomës në Shkodër, gjendet lënda plasëse që kishin në motor! E hodhën gjatë ndjekjes nga policia
1 Prill, 11:13
-
Pas 11 vitesh emigracioni në Firence investoi në vendlindje, Rama sjell shembullin e Ndoc Fushës nga Shkodra: Shqipëria ka nevojë për ne
31 Mars, 22:15
-
SPECIALE/ Marubi, historia e dinastisë që ruajti Shqipërinë e zhbërë
30 Mars, 14:23
-
Thomas Brdaric: Me Egnatian gjyqtarja dhe VAR gabuan! Jemi Vllaznia, s'mund të bëjnë çdo gjë me ne
29 Mars, 15:38
-
Arrestimi i dy të rinjve në Shkodër/ Dyshohet se do të vendosnin tritol, përplasen teksa ndiqeshin nga policia! Motori rezultoi me targë të vjedhur! Kyçin gojën
28 Mars, 11:07
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
Violinisti Lorenc Radovani dhe pianistja Fatma Spahiu koncert recital në Shkodër, muzika klasike mirëpritet nga publiku
27 Mars, 16:21