DIBËR- Pas vrasjes së të riut I.Z, mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras në Dibër, policia ka bërë shoqërimin e disa personave të dyshuar si të lidhur me këtë ngjarje.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 23-vjeçari Aleksandër Balla, autor i ngjarjes, është ende i lirë. I riu që humbi jetën rrugës për në spital, një 25-vjeçar i identifikuar si I.Z, dyshohet se u përlesh me autorin e më pas u godit me thikë.
Nuk dihen ende të dhëna mbi identitetin e të riut të vrarë, apo shkaqet e konfliktit që i mori jetën.

Komento
Komente

