Krim në Dibër, vritet me thikë 25-vjeçari, identifikohet autori (EMRI)

Krim në Dibër, vritet me thikë 25-vjeçari, identifikohet autori (EMRI)

Foto ilustruese

DIBER - Një ngjarje e rëndë ka tronditur Dibrën mbrëmjen e sotme. Një 25-vjeçar i identifikuar si I.Z, ka humbur jetën në Njësinë Administrative Arras pasi është goditur me thikë nga Aleksandër Balla 23 vjeç, banues në fshatin Muhur. Viktima sipas policisë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Peshkopisë.

Report Tv mëson se ngjarja është regjistruar rreth orës 21:40 të kësaj të diele kur i riu fillimisht është përleshur me autorin dhe ka marrë disa goditje në trup me mjet prerës. Goditjet me thikë i kanë shkaktuar plagë të rënda në organet jetësore çka bërë që të humbasë sasi të konsiderueshme gjaku.

Autori i krimit është larguar menjëherë duke përfituar edhe nga errësira. Policia bën me dije se ka ngritur pika kontrolli dhe po heton intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. 

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Dibër

Policia e Dibrës zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit I. Z në njësinë administrative  Arras.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur. Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes por nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Forca të shumta të Policisë po kryejnë kontrolle në ambjente, banesa e ne automjete për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb