Zbardhja e vrasjes së 40-vjeçarit nga Vora në Ekuador pas prishjeve të pazarit të drogës, ka përfshirë dhe Prokurorinë e Policinë shqiptare.

Identiteti dyshohet i rremë, s'është në regjistra
Sipas hetimeve paraprake të kryera deri më tani në Shqipëri rezulton se një identitet i tillë i datëlindjes 08.08.1977 me gjeneralitet Ilir Hidri nuk rezulton në regjistrin kombëtar të shtetasve me rezidencë në Vorë.
i vrari ne ekuador
(Shqiptari i vrarë në Ekuador, Ilir Hidri)

Për këtë të dhënë hetuesit kanë ngritur dyshime se ky është një identitet i rremë i përdorur nga i riu për të humbur gjurmët.

Sipas të dhënave të pakta nga Interpol rezulton se Hidri ishte agjent i inflitruar në një rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës në Amerikën Latine dhe Europë, por ende nuk ka asnjë detaj që nga dita e vrasjes së tij 5 ditë më parë.

Gjatë kontrollit personal të trupit të shqiptarit të ndjerë, atij i është gjetur një kartë identiteti shqiptare me të dhënat e mësipërme lëshuar në 2011, por në këtë periudhë sqaruan burime për Report Tv shqiptari rezulton se ka qenë i dënuar në vend europian.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com