Vrasja e të vëllait në luftë, Haradinaj: Momenti më i vështirë, e kam mbajtur për 8 orë në krah pa e lëshuar asnjë moment deri sa mbërrita në Has

Ramush Haradinaj ka kujtuar me dhimbje momentin e tij më të vështirë gjatë kohës së luftës së UÇK-së, që ishte vrasja e vëllait të tij Luan Haradinaj. Në një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo", Haradinaj thotë se momenti më i vështirë ka qenë humbja e vëllait të tij, Luanit më 6 maj 1997, ku u zbuluan nga armiku dhe atij i është dashur të mbajë mbi shpin për 8 orë të vëllanë e vdekur deri në Has. Haradinaj shprehet se luftimi ku në krah qëndron një familjar është më i vështirë, por që ai dhe Luani kishin një pakt mes tyre, që në rast vrasje të mos e linin trupin në zonën e armikut.

Haradinaj shprehet se nuk e ka lëshuar trupin e të vëllai për asnjë moment në tokë deri sa arrit në fshatin Vlahne të Hasit ku dhe e varrosi.

"Unë kam qenë më shumë në pjesën operative për përgatitjen e UÇK-së. Nuk na ka penguar askush. Kemi pasur njerëz që kemi bashkëpunuar nga të 2 kampet politike. Për ne, nuk ka pasur problem kush ishte kush. E gjithë lufta e kanë shënuar dy ngjarje të rënda. E para kur më vranë Luanin është vrarë më 6 maj 97'. Ka qenë një ngjarje shumë i rëndë për mua vrasja e vëllait. Kam punuar me vështirësi dhe punuar gjatë pranverës. Njëkohësisht dhe 24 marsi 98' kur rrethuan familjen time ishte ngjarja e dyte. Është ndryshe kur lufton me kolege e ndryshe me njerëit e gjakut dhe kriteret janë të tjera. Vrasja e vëllai më ka zbuluar keq shumë më 6 maj kur po transportonin armë. Në luftë kufoma e armikut është trofe lufte. Luani ka qenë luftëtar i zoti dhe mos me u dhënë atyre një trofe lufte apo poshtërimit të ushtarit shqiptarë, ne kemi pas një kontratë me njëri tjetrin të mos linim trupin në zonën e armikut. Pas vrasjes unë e kam  mbajtur trupin e Luanin në krahë për 7 apo 8 orë rrugë dhe e kam varrosur në fshatin Vlahne të Hasit. S'kam guxuar me e lëshu trupin në tokë në asnjë moment pasi e kam pasur të pamundshme më pas me e mbajt sërish. Edhe kur ka pushuar 3 apo 4 herë gjatë rrugës për 3-4 minuta kam gjetur cepa malesh ku mund të mbështetesha me të për pak pa e lëshuar nga trupi dhe të nisesha sërish për rrugë në këmbë", tha Haradinaj.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë