Vrasja e trefishtë në Prizren, një
muaj paraburgim autorëve babë e bi

Vrasja e trefishtë në Prizren, një<br />muaj paraburgim autorëve babë e bi
PRISHTINE - Dy të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, që ndodhi një javë më parë në Prizren, babë e bir Eshref dhe Ejup Shemallari kanë marrë masën e paraburgimit prej një muaj.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave Prokuroria e Kosovës në bazë të hetimeve të kryera, ka përshkruar si ka ndodhur krimi që tronditi Kosovën. 

Gjyqtarja e Kosovës ka vendosur që kjo masë të aplikohet edhe ndaj Ejup Shemallarit, , për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëpunim me babain e tij kanë vrarë tre të rinte që sipas policisë së Kosovës, janë persona me dosje të rënduar penale.

Babë e bir akuzohen si autorë të një krimi të trefishtë në Prizren më 8 Mars të këtij viti, ku të vrarë mbetën F. Shishko, H. Thaçi dhe B Ersoj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman