Si asnjëherë më parë përfaqsuesit e kishës kanë lëshuar mallkime ndaj Kastriot Zhubës, autorit të vrasjes së trefishtë të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Blinisht të Lezhës. Përmes një ceremonie të pazakonte fetare është kryer dje ceremonia e lamtumirës për tre anëtarët e familjes Shtjefni, Rrok, Mira dhe Fatjon. Qindra banorë dhe të afërm morën pjesë dje në ceremoninë e lamtumirës së tyre.
FAMILJA ZHUBA NGUJOHET I DRUHET GJAKMARRJES
Për hir të dekretit të Kishës, familja Shtjefni kishte ftuar anëtarët e familjes Zhuba në ceremoni mortore. Megjithatë ata nuk kanë shkuar në ndërkohë që babai dhe familja e xhaxhait të autorit. Në ceremoninë meshtare ku ndodheshin 6 priftërinj, ata kanë sjellë në vëmendje vendimin e kishës për të shkishëruar çdo person që vret për gjakmarrje, duke kërkuar që besimtarët të kenë më shumë besim tek drejtësia dhe ndëshkimi i zotit.
FAMILJA SHTJEFNI HESHT RESPEKTON DHIMBJEN
Asnjë reagim apo deklaratë e fisit Shtjefni nuk është bërë në lidhje me familjen Zhuba, duke u përqëndruar totalisht vetëm në ceremonitë mortore. Ndërkohë që banorët kërkojnë që ligji të jetë më i rreptë ndaj të tillë personave, pasi shmang konfliktet dhe sigurisht gjakëmarrjen.
POLICIA NË KËRKIM TË AUTORIT
Policia ka vijuar me aksionet e sajë dhe kontrollet për kapjen e 38 vjeçarit Kastriot Zhuba, i cili dyshohet se strehohet në Shkodër tek disa të njohurit e tijë. Për këtë qëllim është kërkuar bashkëpunimi me policinë e qytetit verior, për kontrolle në banesat e dyshuara se mund të strehohet Zhuba. Për ngjarjen ku mbetën të vrarë tre pjestarët e familjes Shtjefni, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje edhe persona të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen, por ende nuk është bërë e ditur asnjë detaj i tyre. Paralelisht me hetimet në lidhje me vrasjen, një tjetër hetim ka nisur edhe për konfliktin që Zhuba ka patur me një tjetër person, i cili është edhe krushk i tyre. Fakti që gjatë largimit të Zhubës menjëherë pas vrasjes ka qëlluar edhe në drejtim të shtëpisë Sallaku, e ka detyruar ekspertët e policisë së Lezhës të marrin në pyetje disa pjestarë të familjes Sallaku për të dhënë më shumë detaje rreth këtij konflikti, për të cilin dyshohet se është kthyer tre ditë më parë edhe 38 vjeccari Kastriot Zhuba. Për kapjen e autorit që kreu vrasjen e tre pjesarëve të familjes Shtjefni, policia e Lezhës ka akorduar një shpërblim prej 1 milion lekësh të reja për cilindo që afron informacion për vendndodhjen e autorit.
(jh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com