Malajzi- Dy gratë e përfshira në vrasjen e gjysmëvëllait të liderit koreano-verior, Kim Jong nam, do të akuzohen për vrasje.Kështu ka deklaruar prokurori i përgjithshëm i Malajzisë, i cili ka bërë me dije se, dy vajzat ,njëra nga Malajzia dhe tjetra nga Vietnami, mund të përballen me dënim me vdekje nëse dënohen.
Pak ditë më parë, në aeroportin e Kuala Lumpurit, ato i hodhën në fytyrë Kim Jong namit një gaz nervin i llojit VX, i cili i shkaktoi atij vdekjen brenda 15 minutash.
Të dyshuarat kanë thënë se e kishin bërë këtë veprim pasi mendonin se ishin pjesë e një shakaje televizive, por kjo hipotezë duket se nuk e ka bindur kryeprokurorin.
Vrasja e 45-vjeçarit ka tensionuar marrëdhëniet mes Malajzisë dhe Penianit.
Kaula Lampur akuzon Korenë e Veriut se është ajo që ka dërguar agjentë për të vrarë vëllanë e diktatorit i cili shpesh herë ka kritikuar regjimin e familjes së tij dhe jetonte në azil.
Pas vrasjes së tij Malajzia ka thirrur shpeshherë ambasadorin e Koresë për sqarime ndërsa nuk pranon të dorëzojë trupin e 45-vjecarit deri në analizën e plotë të autopsisë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com