TIRANË - Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, një kërkesë për zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministrin e Brendshëm për vrasjen e dy vëllezërve Melsi dhe Klevis Çollaku, dy kilometra brenda tokës greke, ngjarje e ndodhur mëngjesin e datës 8 dhjetor 2013.
Gjatë ditës së sotme, deputetët demokratë e kanë dorëzuar kërkesën për ti kërkuar shpjegime ministrit Sajmir Tahiri. Në kërkesën e tyre, demokratët kërkojnë që të bëhete transparencë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
PD kërkon nga ministri Tahiri, informacion se çfarë është bërë me autoritetet greke dhe se si kanë vepruar këto autoritete gjatë ngjarjes dhe hetimit.
Partia Demokratike kërkon informacion nëse është shkëmbyer informacion me palnë greke për vrasjen e vëllezërve Çollaku dhe nëse janë duke u marrë në shqyrtim pretendimet e familjarëve të viktimave.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com