Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën të akuzuar si autorët e vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e 27 prillit në Durrës.

GJKKO bëri rivlerësim të masës së sigurisë pasi dosja erdhi nga Gjykata e Durrësit ku kjo e fundit shpalli mos kompetencë.

Ndërkohë në masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë u la dhe Talo Çela i shpallur në kërkim nga policia si person që mori pjesë ekzekutimin e vëllezërve Haxhia. Çela është marrë i pandehur edhe për grabitjen e në aeroportin e Rinasit më 9 prillit 2019.

Emri i këtij të fundit si i përfshirë në këtë ngjarje doli në skenë nga 22-vjeçari Anxhelo Avdia në rolin e bashkëpunëtorit të drejtësisë që ishte personi kyç në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë. 

Të tre këta persona dyshohen edhe si të përfshirë në vrasjen e dyfishtë më 2 mars po në qytetin e Durrësit ku u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.