Policia britanike ka bërë publike pamjet e xhiruara nga kamerat e sigurisë të momenteve përpara vrasjes së shqiptarit Vilson Meshi, me origjinë nga Hasi i Qarkut të Kukësit. 

Sipas medieve britanike, videoja që është bërë publike nga policia, tregon një person me biçikletë, i cili ka shkuar dhe ka tentuar të hapë automjetin e të ndjerit, i cili ishte i parkuar.

Ajo bën të ditur se ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është i riu me biçikletë dhe përse ai ishte pikërisht në vendin ku ishte automjeti i Meshit, në të cilin u gjet i djegur dhe pa jetë trupi i të riut nga Hasi.

30 vjeçari Vilson Meshi u gjet i pajetë 10 ditë më parë në makinën e tij tip Audi A4 ngjyrë gri e cila ishte e parkuar.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia britanike ka ndaluar dy persona sit ë dyshuar konkretisht dy djem 16 vjeç dhe një 15 vjeç.

Të dhënat e para, sipas mediave britanike, flasin se Vilson Meshi është djegur nga tre persona në Angli, në automjetin e tij teksa ai po takonte ish-të dashurën.

Trupi i pajetë it ë riut shqiptar ende nuk është sjellë në Shqipëri, pasi ekspertët mjeko-ligjor janë duke studiuar shkaqet dhe mënyrën e vdekjes së tij, ku kanë theksuar se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit.

Vilson Meshi me origjinë nga Hasi ishte pronar i një lavazhi makinash dhe merrej me bodybuilder.

Ai ishte babai i tre fëmijëve dhe familjarët e tij ndonëse kanë nisur procedurat për kthimin e trupit në atdhe dhe zhvillimin e ceremonisë mortore, ata ende nuk kanë mundur që ta bëjnë një gjë të tillë.

Ndërkohë, dyert e mortit janë hapur në qytetin e tij të lindjes, Krumën e Hasit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)