Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua dy ditë më parë në Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish-polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.
Në reagimin e tij, Meta i drejton 11 pyetje Prokurorisë e Policisë së Shteit, për të cilat thotë se nuk kanë dhënë ende një version të plotë zyrtar e shterues.
Ai bën thirrje për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka shkelur ligjin, ndërsa shton se, sipas tij, çdo zvarritje, mosveprim, apo dëmtim i provave për këtë ngjarje, frymëzon më shumë elementët kriminalë në cenimin e procesit zgjedhor.
"Të veproni menjëherë për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në të! Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në këtë proces zgjedhor. Çdo zvarritje, mosveprim, apo dëmtim i provave për këtë ngjarje, frymëzon më shumë elementët kriminalë në cenimin e procesit zgjedhor. Vota e lirë dhe e ndershme dhe legjitimiteti i zgjedhjeve të 25 prillit nuk duhet të rrezikohet më tej nga këto fenomene! Çdokush që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet tani! Ju keni përgjegjësinë e plotë përpara popullit dhe ligjit për ta realizuar atë tani!", thotë Meta mes të tjerash.
Reagimi i plotë i Metës:
Kam ndjekur me shumë vëmendje, veprimet dhe reagimin e organeve ligjzbatuese për hetimin e ngjarjes tragjike, që ndodhi dy ditë më parë në Elbasan dhe që meriton të zbardhet urgjentisht, objektivisht dhe jashtë ndikimeve politike.
Ende organi i Prokurorisë dhe strukturat e Policisë së Shtetit, nuk kanë dhënë një version të plotë zyrtar dhe shterues.
Janë disa pyetje, që kërkojnë përgjigje publike dhe të plota nga institucionet ligjzbatuese:
- A janë të përfshirë në këtë ngjarje, persona me precedentë penalë? Nëse po, cilët janë emrat e tyre si autorë të dyshuar për shkaktimin e saj? Përse Policia e Shtetit, nuk ka kryer ndalimin dhe shoqërimin e tyre?
- A janë këta persona të përfshirë në këtë ngjarje, të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës?
- A ka marrë organi i Prokurorisë dhe Policia e Shtetit, dëshminë e oficerëve të lartë dhe punonjësve të Policisë, që kanë qenë të pranishëm në ngjarje?
- Përse punonjësit e Policisë të pranishëm në ngjarje nuk kanë reaguar, për të neutralizuar përplasjen me armë dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë?
- Pse u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i krimit kur Policia ishte njoftuar dhe ishte aty?
- A ka qenë i mbuluar ambjenti publik apo ambjentet private me kamera të sigurisë? Nëse po, a është bërë kqyrja dhe sekuestrimi i menjëhershëm i materialit filmik në cilësinë e provës?
- Sa kohë u është dashur organeve të zbatimit të ligjit të mbledhin këto materiale filmike?
- Nëse ka patur zvarritje, cilët janë përgjegjësit? Mos u është lënë kohë për të fshirë pamjet?
- Vonesa të tilla, a janë tregues i mosveprimit me dashje nga ana e strukturave të veçanta brenda Policisë së Shtetit, për t`i lënë kohë personave përgjegjës të zhdukin çdo provë që bën të mundur zbardhjen e dinamikës së vërtetë të ngjarjes dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në këtë konflikt tragjik?
- A është Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në konflikt interesi, për kryerjen e këtyre hetimeve?
- A duhet Prokuroria e Posaçme (SPAK), të fillojë hetimet, pasi në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe funksionarë të lartë të shtetit dhe deputetë?
Zoti Prokuror i Përgjithshëm, Zoti Drejtues i Prokurorisë SPAK, Zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
Në Republikën e Shqipërisë, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe duhet të japin llogari përpara tij!
Ndaj, me shumë përgjegjshmëri, ju kërkoj:
Të veproni menjëherë për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësinë e çdo individi të përfshirë në të!
Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në këtë proces zgjedhor.
Çdo zvarritje, mosveprim, apo dëmtim i provave për këtë ngjarje, frymëzon më shumë elementët kriminalë në cenimin e procesit zgjedhor.
Vota e lirë dhe e ndershme dhe legjitimiteti i zgjedhjeve të 25 prillit nuk duhet të rrezikohet më tej nga këto fenomene!
Çdokush që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet tani!
Ju keni përgjegjësinë e plotë përpara popullit dhe ligjit për ta realizuar atë tani!
-
I pari qe ka shkelur ligjin je ti o like injoranti e kokemadhi, ti je ai qe duhet te denohesh sepse ke futur Shqiperine ne lufte civile. U shofte soj jote deri ne qelizen e fundit, mos te ekzistoje kurre ne kete bote soji yt.
Përgjigju -
Po sa shpejt u kujtove o derdimen palopresident per te bere kete lkerkese? Pyetjet e tua jane pyetje qe mendoj se i takojne prokurorise,SPAK-ut qe ti beje sepse eshte detyra dhe e drejta e tyre. Ti perse je kthyer ne nje prokuror? Te mjaftone nje deklarate e pardjeshme e te denoje krimin dhe te kerkoje veprime te shpejta mbeshtetur ne ligj si Policise te shtetit,ashtu edhe Prokurorise te Pergjitheshme dhe respektivisht strukturave te tyre ne Elbasan. Por sic duket,paralajmerimet e forta te kane gozhduar. Llogjika ma thote se prej ketyre paralajmerimeve,SPAK-u do arrije deri tek ai,i cili ka kohe qe kercenon me lufte,me prejrje dore,me vdekje,me sepata e hanxhare deri dhe me arme,per "mbrojtjen e votes". Nga kush ta mbronin voten? I gjithe populli e ka marre vesh se akuzat e opozites,PD-Leshit te dhise,jane vetem gojore,te pafaktuara. Vjedhsit e vertete qe do ju "pritet dora" jane vetem te LSI-se.Trimerimi i tyre eshte pasoje e thirrjeve te tyre si me lart. Do e vuash per jete kete sjellje kriminale te nden o Like hajduti dhe krimineli. Prit dhe do shohesh mbas 25 Prillit. More fund plaku Mere,more fund!
Përgjigju -
them qe vetem Ps beri dicka te mire sepse per Pd apo Lsi nuk do fotoja kure me te zezat qe i kan bere ketite populli dhe kjo qe shohim tv dje dhe sot frasie e flasin kot fare permua nuk duhette fotoni kurr po dhe lsi jane gjak pires
Përgjigju -
Po te ishim te gjithe te barabarte perpara ligjit ti duhet te ishe ne varr masiv me gjith shoket e zagaret tuaj.
Përgjigju











Komente
Komento