Një ditë pas vrasjes së ish zyrtarit të lartë të BDI, Agëtim Asani në Strugë, ka reaguar babai i tij, Bajram Kupa.

Ai ka thënë për mediat maqedonase se arsyeja se përse djali i tij ka vrarë Agëtim Asanin është për të marë hakun e të vëllait, Uran Kupa, ish badigardi i Zijadin Seles që u gjet i vrarë në mujin mars në rrethana misterioze në fshatin Veleshnjë të Strugës.
 
Ai thekson se djali i tij rastësisht është ballafaquar me personin në fjalë, i cili në një moment ka vënë dorën në brezë gjë që ka provokuar reagimin e shpejtë të djalit të tij.

"Personin në fjalë dhe dy personat e tjerë për ne si familje janë fajtorët kryesor në vrasjen e djalit tonë Uran Kupa. Ne e kemi ditur prej kohësh që ai është personi përgjegjës për rastin e Uranit dhe në këtë rast Avdullai mori hakun e të vëllait”, - tha Bajram Kupa.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)