TIRANE- Dje Fatbardha ndodhej në Tiranë, për tu çmallur me motrën e saj, Lumturie që banonte tek ish- fusha e aviacionit. Pasdite si zakonisht dolën të bënin xhiron e mbrëmjes tek ish- fusha e aviacionit, (një zonë tepër e populluar sidomos në ditët e verës në Tiranë ), pa e ditur se do të bëheshin preh e dy grabitësve me maska. Familjarët e viktimës shprehen tepër të indinjuar nga vrasja por dhe nga autoritetet shtetërore.

“Nuk na erdhi nga zoti por nga robi. Askush nga autoritetet shtetërore nuk na kanë ardhur të na tregojë si ndodhi. Vrasjen e mësuam nga media, ndërsa neve na sollën kunatën të mbyllur në arkivol”- tregon kunati, vëllai i Sokol Tafës në një rrëfim për gazetarin e TV A1 Report, Arsen Rusta.

Fatbardha kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Italia ku jetojne prej 4 vitesh së bashku me familjen e saj. 38 vjeçarja, dhe djali i saj 13 vjeç kishin ardhur tek familja e bashkëshortit në Hardhishtë të Shijakut. I shoqi Sokoli mbërriti sot nga Italia për ti dhënë lamtumirën bashkëshortes. Ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 15:00
(sg/shqiptarja.com)