Vrasja horror në Fier/ Ekzekutoi shokun me çekiç dhe e ndau në disa pjesë, kërkohet burg përjetë për Zekaj

Vrasja horror në Fier/ Ekzekutoi shokun me çekiç dhe e ndau në disa pjesë, kërkohet burg përjetë për Zekaj

Autori Albert Zekaj dhe viktima Kreshnik Beqiraj

Albert Zekaj nga Kopliku, njeriu që masakroi barbarisht me çekiç në 22 qershor 2017 Kreshnik Beqiraj, shokun e tij të dhomës në Fier, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

Kjo pasi prokuroria e Fierit në seancën e sotme gjyqësore, ka kërkuar përpara gjykatës së qytetit, deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Albert Zekaj, pasi nga procesi hetimor dhe gjyqësor, sipas prokurorisë u provua se autor i vrasjes është pikërisht i pandehuri, Albert Zekaj. Veç kërkesës për dënim me burgim të përjetshëm për Zekaj është kërkuar dhe një dënim tjetër me 1 vit burgim për akuzën e “Vjedhjes” së 300 mijë lekëve të vjetra të viktimës.

Përfaqësuesi i akuzës, prokurori Petrit Vukaj, gjatë leximit të konkluzjoneve përfundimtare i tha trupit gjykues, se autori Albert Zekaj, pasi ka kryer vrasjen e shokut të tij, ka vijuar me veprime kriminale duke e copëtuar kufomën dhe pjesët e trupit, i ka futur në një valigje, të cilën e ka hedhur shumë larg vendit të krimit.

“...në vendin e ngjarjes u gjet në disa shkurre e ferra, një valixhe me eshtra si të njeriut. Gjithashtu në vendin e ngjarjes në mënyrë të shpërndarë u gjeten një  batanije, eshtra dhe pjesë skeleti dhe një copë indi (krahu) me një tatuazh në formë “Tribali”- tha prokurori.

Në fund të kërkesës së tij prokurori Vukaj i kujtoi gjykatës që gjatë dhënies së vendimit të kishte parasysh se: “...skeleti dhe mbetjet humane t’ju kthehet trashgimtarëve të viktimës...”. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë që tronditi Fierin për mënyrën makabre të ekzekutimit të Kreshnik Beqiraj, është marë në pyetje në datën 7 mars 2018 i pandehuri Albert Zekaj.

Ky i fundit ka pranuar se Kreshnik Beqiraj, e kishte vrarë në datën 22 qershor 2017 në banesën, ku ata të dy jetonin me qëra. Pasi e kishte vrarë me çekan, trupin e shokut të tij, Kreshnik  Beqiraj, e kishte  prerë  në  disa copa dhe më pas e kishte transportuar dhe hedhur në  dalje  të  qytetit të Fierit. Sipas rëfimit të motrës së viktimës ajo ka treguar në gjykatë se:

“...në datën 2 qershor vëllait të saj Kreshnikut i kanë vjedhur portofolin në shtëpi me 300 mijë lekë dhe se ai dyshonte te Alberti. Po kështu unë kam dëshmuar edhe më parë në polici Albert Zekaj, futej te rrjeti social “facebook” i Kreshnikut, ku mua një sms më kishte bërë shumë përshtypje, ku Alberti, i kërkonte lekë borxh shokëve të Nikut....”

Në dosjen hetimore thuhet se familjarët e viktimës kishin gati një vit që kërkonin Kreshnik Beqiraj, i cili ishte zhdukur në rrethana misterioze, Donjet Beqiraj,u ka thënë policisë dhe prokurorisë së Fierit se ai dhe familjarët e tij, kishin humbur kontaktet me vëllain e tij, Kreshnik Beqiraj, që prej muajit muajit Qershor të vitit 2017, duke hedhur dyshime  se, ai mund të jetë  vrarë nga shoku i tij, Albert Zekaj, me të cilin jetonte më qëra në një banesë.

Hetimi i prokurorisë ka zbukluar se viktima  Kreshnik Beqiraj dhe i pandehuri Albert Zekaj, janë njohur para dy vitesh në një kamp në Belgjikë, ku Kreshniku punonte si bojaxhi makinash.Pasi ka ardhur në Shqipëri, Donjeti, ka kontaktuar me shokët të Kreshnikut dhe familjarë te tjerë, prej të cilëe ka mësuar se, kohët e fundit, Kreshniku kishte patur debate me shokun e tij të dhomës, Albert Zekaj, për shkak të dyshimeve për vjedhje dhe problemeve ekonomike që kishte ndaj tij, por pavaresisht debateve, ata kanë vazhduar të qendrojnë në të njëjtën banesë dhe për disa kohë, deri më datën 22 qershor 2017, ku Kreshniku ështe vrarë me çekiç nga Albert Zekaj dhe më pas copëtuar në disa pjesë duke e futur në valixhe e hedhur në ferra.

VIDEO/Momenti i arrestimit të autorit në Mars 2018

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lako: 24/07/2020 23:18

    pabesia te ha ne xhdo moment te jetes dhe plerat si puna e keti fis midhjes duhet djegur me benzin dhe duhet hedhur ne grop te gelqeres te tregoj te verteten

    Përgjigju
  • interpol: 23/07/2020 22:46

    Albert Zekaj nuk ka bere gje vetem...Nga hetimet private edhe ndima e disa shteteve te bashkimit europian qe u kerkua nga familjaret,ka rezultuar se cdo gje eshte ne bashkpunim edhe se pa u bere analiza e adn-se nuk mund te merret nga familjaret as nje gje...Pasi prokuroria nuk ka kryher hetimet thelbesore duke lene shume fakte edhe prova ne cdo pozicione...Te gjitha keto u gjeten nga familjaret...Plus duhet te theksojm qe nga tabulatet telefonike ka rezultuar qe te thenat ne shkresa nga prokuroria edhe i pandehuri...Ka rezultuar qe nuk perputhen me realitetin,edhe ne keto pika Prokuroria ka frike qe te dalin jasht ne media. Pasi aty shifet qarte qe eshte bere manipulim edhe nuk duan te dali e verteta.Por ato kan dale edhe i disponojn disa njerez si brenda Republikes se Shqiperis si edhe jasht,per ceshtje sigurie. Familjaret gjith ashtu kan deklaruar qe Prokuroria ska bashkpunuar fare me ata plus shmanget qe familjaret te bejn verifikimin me sy te atyreve betjeve qe u gjeten afer kryqezimit te gracallis fier. Ceshtja eshte bere e nderlikuar nga Prokuroria fier per interes.

    Përgjigju
  • BENI: 23/07/2020 00:53

    KY do varur ne mes te fierit...

    Përgjigju
  • LORA: 21/07/2020 17:47

    Sikur te funksiononte ligji i denimit me vdekje per vrasesit ne Shqiperine tone nuk do te ndodhnin makabritete ,qe tejkalojne cdo fantazi. Meqe ligji i sotem ruan jeten e krimineleve,ne fakt denon me vdekje njerzit normale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin