Vrasja mafioze e Adriatik Tresës në Ekuador, familjarët kërkojnë kthimin e trupit në Shqipëri dhe mbrojtje nga autoritetet

Vrasja mafioze e Adriatik Tresës në Ekuador, familjarët kërkojnë kthimin e trupit në Shqipëri dhe mbrojtje nga autoritetet

Adriatik Tresa dhe momenti kur vrasësit e veshur si policë futen në rezidencë

Familjarët e Adriatik Tresës kërkojnë mbrojtje nga autoritetet në Ekuador, ndërsa akuzojnë se deri më tani nuk po bëhet asgjë për të gjetur vrasësit e shqiptarit, të cilët u maskuan si policë për të hyrë në banesë. Gjithashtu familjarët po shikojnë mundësinë e riatdhesimit të trupit të Adriatik Tresës dhe varrosjen e tij në Shqipëri. Prokurori i çështjes Walter Jaramillo,  tha se nga 8 personat që janë hetuar vetëm ndodhet në paraburgim.

"Familjarët e të ndjerit janë përgjegjës për fshehjen e provave në vendin të ngjarjes, pasi ata morën dokumente, një çantë, një makinë dhe telefonin celular të viktimës." tha ai.

Tresa u ekzekutua më 20 nëntor në orën 3 të mëngjesit në vilën e tij në qytetin e Guayakilit në Ekuador dhe dyshohet se kjo ka ndodhur për prishje të pazareve të kokainës. 6 persona kanë ndalë nga makinat, ku duke u prezantuar si policë dhe me urdhër kontrolli në dorë kanë mundur të kalojnë rojet e sigurisë dhe të hyjnë brenda në vilë duke ekzekutuar shqiptarin, ndërsa ishin pamjet filmike nga kamerat e sigurisë që kanë zbardhur dhe dinamikën e ngjarjes. Tresa, 40 vjeç, nga fshati Alltate i Tiranës, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria, qysh prej vitit 2011, periudhë kur ka marrë pasaportën Shqiptare dhe sipas burimeve nuk ka hyrë më në territorin e Shqipërisë. Në Shqipëri, Tresa nuk disponon asnjë biznes dhe nuk rezulton të jetë skeduar ndonjëherë nga policia Shqiptare. Ndërsa në Ekuador, ai dyshohet se vepronte si vrasës me pagesë dhe pjesë e një grupi kriminal shqiptar, që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Adriatik Tresa dyshohet nga policia ekuadoriane se është njeriu që në vitin 2017, ka vrarë në Guayakuil, shqiptarin Ilir Hidri nga Vlora. Për këtë ngjarje ai është hetuar, por për shkak të mungesë së provave nuk ka pasur një mandate arresti për të. Një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniq. Po në vitin 2018 një tjetër shqiptar që lëvizte me makinë të blinduar iu bë atentat po në qytetin e Guayaquil. Për këto vrasje policia shqiptare është njoftuar nga Interpol Ekuador se lidhen me trafikun e drogës por ende nuk kanë asnjë të dhënë. Tresa është arrestuar për vrasjen e gazetarit Fausto Guido Valdiviezo më vrasjen në 11 prill 2013. Pikërisht në këtë ngjarje të rëndë, ka dalë dhe për herë të parë në mediat ekuadoriane, emri i shqiptarit nga Tirana, Adriatik Tresa.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!